Rama flet pas konferencës së donatorëve: Mirënjohje të jazhtëzakonshme për secilin! BE mund të na 'ngrejë nervat' por është projekt unik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim pas mbylljes së dhurimeve të Konferencës së Donatorëve.

"Do më duhet të gris fjalimin sepse ishte përgatitur përpara. Jo sepse më duhet të ndaj diçka që mbetet e rëndësishme ende edhe më shumë se kaq që ka të bëjë me mirënjohjen e jashtëzakonshme dhe të papërshkrueshme për presidenten e komisionet e cila është kyç për ata që u dëshmua sot që kaloi edhe imagjinatën tim më të shfrenuar. Nuk do ta harroj kurrë telefonatën tënde teksa kthehesha nga zonat e dëmtuara rëndë për të shkuar dhe për të ndenjur bashkë me ato familje që humbën më shumë se 2/3 e pjesëtarëve të tyre. Më kujtohet ajo që the që përtej fjalëve premtuat se do ishit bashkë me mua në këtë përpjekje dhe më thatë se nuk do të isha vetëm. Do të këndoja edhe himnin e Liverpoolit për ju sot sepse është e jashtëzakonshme dhe më mbush zemrën ajo që dëshmuat. Do të thoja se nga të gjitha gjuhët që përshëndeta, ne kemi edhe donatorët më të mëdhenj. Është e jashtëzakonshme se si solidariteti u përhap në një kontribut të jashtëzakonshëm të miqve tanë. Pa asnjë dyshim nuk matet me vlerën e asaj që ju dhatë por me nevojën prej zemre për të treguar përmes pranisë dhe çdo vlere të kontributit. Tani gjithkush mund të mendoj se diçka magjike ka ndodhur. Ne po mendonin se do të ktheheshim me 50% në shtëpi. Dhe kur po ngacmonim njëri tjetrin për një shifër më të madhe e kuptuam se është një mrekulli. Ata kanë bashkërenduar ditë e natë dhe pjesëmarrja e shumë të tjerëve. Macron që prej momentit të parë e ka pritur me padurim këtë. Sot më përcolli edhe ndjesën që nuk ishte sot këtu. Presidenti italian solli Di Maion. Edhe kancelares dua t'i them faleminderit sepse e di sa shumë ka punuar, pa harruar edhe Erdogan. Muhamet Bin Zajed dua ta përmend sepse është angazhuar me zemër. Këta njerëz kanë një vend në zemrat e shqiptarëve.  Ursula faleminderit shumë. Është një moment fantastik të kuptojmë se BE mund të na ngrejë nervat por është unik dhe projekti më vizionar për të bërë njerëzit bashkë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Konferenca e donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë' 1.15 miliardë € për rindërtimin pas tërmetit, prej tyre 300 mln € grante (dhuratë)! /VIDEO


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë