Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë procesin gjyqësor që po zhvillohet në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Rama komentoi rënien e akuzën “grup i strukturuar kriminal” për çështjen e sterilizimit teksa tha: Ra grupi i strukturuar kriminal për Ilir Beqajn, Për Ilir Beqaj, s’kam folur ndonjëherë për të për të respektuar vijën e kuqe. Po tani që ka një vendim pasi u ngrit e ul si grup i strukturuar kriminal, tani s’paska pasur një grup të strukturuar. Këtu prokurori kërkon e gjykatësi vrapon.
Ilir Beqaj për hetohet për koncesionin e “Sterilizimit” në Shëndetësi, për të cilin ka masën ‘detyrim paraqitje’ dhe është në proces gjyqësor, ndërsa ndodhet në izolim për abuzimin me fondeve të BE në SASPAC.
Lajmi kryesor:
PS nuk jep aprovim për arrestimin e Ballukut! Rama: SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni, s’e shpall të pafajshme, e vetme përballë drejtësisë (VIDEO)











