Rama flet për programin ekonomik të PS: PD premton taksën e sheshtë që ëndërrojnë oligarkët! Basha, dhëndri i qeshur që përdoret si pararojë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama teksa po prezanton kandidatët për deputet në Fier, prezantoi edhe programin ekonomik të Partisë Socialiste. Rama theksoi se në fund të mandatit të tretë synon që paga minimale të jetë deri në 400 mijë lekë. Po ashtu kreu i qeverisë u ndal edhe tek programi i PD-së ku theksoi se ato po synojnë që të kthejnë taksën e sheshtë e cila është një taksë e cila favorizon të pasurit.

'Dua të theksoj që ne po mbyllim një mandat të thyer në mes nga një ngjarje tronditëse që thye në mes të gjithë botën si pandemia. U duk sikur na thyeu në mes tërmeti shkatërrimtar pas të cilit ne po ringrihemi më të fortë sepse më të fortë por ngrihen të gjithë ata që u goditën, njerëzit po kthehen në shtëpi  më të bukura. Premtuam vetëm përgjysmimin e taksës për në biznesin e vogël. Sot taksa për biznesin e vogël është zero, por janë ato që kanë më shumë sforco për të bërë dhe pavarësisht se ne e hodhëm këtë ide në tavolinë, në atë moment sot jemi krenar që PS ka vendosur dhe është e angazhuar që ta mbajë deri në 2029. Por është për të nxitur fuqimisht vetëpunësimin dhe punësimin që jep biznesi i vogël. Përtej ksaj ne e rritëm pagën minimale 50% dhe sot e kemi 300 mijë lekë dhe nuk mjafton dhe do ta rrisim çdo vit deri në fund të mandatit të tretë ta kemi 380 mijë lekë, por të synojmë 400 mijë lekë dhe kjo pagë është realisht vendosje në një nivel tjetër të mbështetje së kategorisë me pagat më të ulëta. Është një nivel që na vendos mirë në të gjithë Rajonin. 

Me çfarë kurajo dhe papërgjeshmërie mund të rikthehet PD tek taksa e sheshtë, përsëri taksën e sheshtë që është krijuar për të favorizuar të pasurit dhe për të goditur më të varfërit, për të favorizuar të pasurit. Taksa e sheshtë është taksa që ëndërrojnë oligarkët dhe sot tabori i krushqve të uritur të një dhëndri që është aty, i shfaqur me pamjen e buzëqeshur të Ilirit dhe të Saliut që e përdorin këtë dhëndër, si një pararojë të asaj që është qëllimi i tyre për të rivënë nën kontroll drejtësinë dhe thonë do të rikthejmë taksën e sheshtë. Pra 100 më të pasurit marrin një dhuratë, që është një sasi marramendëse parash që ne i përdorim për investime dhe për të ndërtuar shtëpi të reja, shkolla, kopshte, spitale të reja e kështu me radhë është e pakonceptueshme por ja që ky është fakti. Ne me taksën progresive jemi në gjendje të shkojmë më tutje për ato që paguhen më pak, sot kemi të pa tatuar pagën minimale. Me 1 janar të vitit të ardhshme paga deri në 400 mijë lekë të mos tatohet. Nuk do të rrisim asnjë qindarkë pagën e ministrave dhe të deputetëve dhe nuk do të ulim taksën e fitimit të më të pasurve. Filozofia jonë qeverisëse është se kush fiton më shumë do të paguajë më shumë dhe kush fiton më pak do të paguaje më pak. '- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama thirrje publike Bashës: Freno shfaqjet, po bën dëm të madh! Përshëndet fitore imagjinare duke shkelur masat anti-COVID me mbledhjen e tufave (VIDEO)


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin