Nga një takim me strukturat e PS në Fier, kryeministri Edi Rama, i ka bërë thirrje publike kreut të PD Lulzim Basha të frenojë takimet elektorale në shkelje të rregullave anti-COVID, duke i përsëritur se po vë në rrezik jetën e qytetarëve. Kryeministri theksoi se po bëhet një shfaqje rutinë e shkeljes së masave anti COVID nga ana e PD, e cila sipas tij mbledh njerëzit ngjitur me njërin tjetrin për të "përshëndetur karvanin e fitores imagjinare".
“Dua ta filloj dukje shprehur keqardhje të thellë në një kohë kur të gjithë duhet të jetë të ndërgjegjshmë e mbi të gjitha ata që kanë poërgjegjësi publike duhet të jenë shembull në respektimin e këtyre rregullave po bëhet një shfaqje rutinë shkelja e rregullave iskenimi i një spontaniteti duke mbledhur njerëz ngjitur e ngjitur me njëri tjetrin medemek për të përshëndetur karvanin e fitores imagjinare atyre që pasi humbën çdo shans në të shkuarën të cilën populli ua dha për të drejtuar vendin kërkojnë një shans të ri që skanë për ta marrë", tha Rama.
Por, kryeministri shprehet i bindur se opozita nuk do të vijë në pushtet pas 25 prillit sepse sipas tij PD është e përfaqësuar nga skuadra më e keqe e 30 viteve.
"Skanë për ta marrë spese shqiptarët nuk duan më të eksperimentojnë rikthimin e Pd në pushtet dhe se të çfarë PD të një Pd që është e përfaqësuar nga skuadra më e keqe më e dobët më absurde e 30 viteve. Është për të ardhur keq që ndërkohë që sfida e sfidave një sfidë edhe më e madhe sesa fushata elektorale sesa zgjedhjet sesa të gjitha partitë së bashku që është sfida e kapërcimit të hendekur hapur sot e një vit me hyrjen në Shqipëri të armikut të padukshëm po sabotohet po përçmohet po pengohet në përpjekjen e përbashkët për ta fituar thjeshtë dhe vetëm interesi politik i një pale që ka përfaqësuar përfaqëson dhe do të përfaqësojë pakicën".
Duke përsëritur se rregullat anti COVID duhet të respektohen nga çdokush, Rama ndërsa i drejtohet Bashës të frenojë takimet thekson se këto "shfaqje" që ai bën janë shumë dëmtuese dhe çedukuese për qytetarët në një kohë pandemie. Këtë apel kryeministri e ka përsëritur gjatë të gjitha takimeve që ka zhvilluar ditën e sotme në Fier.
"Ne duhet ta këpusim zinxhirin e infektimeve. Kjo është arsyeja që po përpiqemi të garantojmë vaksina në objektivin shumë ambicioz përmes një vaksinimi masiv të rrisim shkallën e imunizimit. I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës që të frenohen, se janë shumë dëmtuese çedukuese të pamoralshme në këtë fushë beteje ku ne jemi një dhe populli është i gjithi i interesuar sepse virusi nuk njeh të majtë dhe të djathtë asnjë nga ata dallime që janë të jetës tonë të përditshme. Nga ana tjetër të mos ushqehet me iluzionin se duke mbledhur ata tufa me 2 gishta të marrë ndonjë votë më shumë është komplet absurde dhe dëm i madh. Rregullat duhet të respektohen nga çdokush”, tha Rama.
Në fund Rama u bëri thirrje qytetarëve që të heqin dorë nga takimet e Bashës, pasi sipas tij rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmive. Po ashtu, Rama nuk ngurroi të ironizonte liderin e PD, duke thënë se ai hypën mbi vetura për ti ikur COVID, duke iu referuar këshu një takimi në Kavajë.
Kryeministri Edi Rama ka këshilluar qytetarët që të mos marrin pjesë në takimet e kreut të PD Lulzim Basha duke rrezikuar shëndetin e tyre nga infektimi me COVID. Ndërkaq ka ironizaur dhe takimin e Bashës në Kavajë i cili hypi mbi një makinë.
“Ajo që ofron PD është një përmbysje që shkon në interesat e tyre që mblidhen për të shpërndarë COVID, me dy gishta. Ato janë viktima të para të kësaj politike, nëse PD do të merrte pushtettin. Të gjithë ata që mbështetin verbërisht PD dhe që përfaqësojnë ato kategori që ne e mbrojmë me fakte dhe jo me fjalë, shumë më mirë dhe qëndrueshëm se PD, të bëjnë reflektimin e tyre.
Të mos shkojnë në sakrifikim të shëndet të tyre dhe të njerëzve të afërt duke u përfshirë në zinxhirin potencial e infektimeve rreth veturës së lulit, i cili ruhet prej tyre sepse hypën mbi makinë qëndron në nivel mbi detin e i shmanget fluturimit të mundshëm të virusit nga supi më sup, nga veshi më vesh dhe nga goja në gojë”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama e ka ironizuar sërish marrëveshjes paszgjedhore mes Bashës dhe Kryemadhit duke thënë se është bërë për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij.
“Basha sështë rrezik për drejtësinë por fatkeqësisht mishëron rrezikun që përfaqësojnë ata që e kanë Bashën një manekinë në dorën e tyre Saliu Monika Iliri. Basha nënshkruan një kontratë absurde të pandodhur më parë mes dy forcave që hyjnë veç e veç në zgjedhje për çfarë arsyeje, për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij. Edhe rreziku i destabilizmit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron dhe më shumë është prezent. Për të gjitha këto arsye por ka dhe të tjera por sështë vendi për ti numëruar”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama teksa po prezanton kandidatët për deputet në Fier, prezantoi edhe programin ekonomik të Partisë Socialiste. Rama theksoi se në fund të mandatit të tretë synon që paga minimale të jetë deri në 400 mijë lekë. Po ashtu kreu i qeverisë u ndal edhe tek programi i PD-së ku theksoi se ato po synojnë që të kthejnë taksën e sheshtë e cila është një taksë e cila favorizon të pasurit.
'Dua të theksoj që ne po mbyllim një mandat të thyer në mes nga një ngjarje tronditëse që thye në mes të gjithë botën si pandemia. U duk sikur na thyeu në mes tërmeti shkatërrimtar pas të cilit ne po ringrihemi më të fortë sepse më të fortë por ngrihen të gjithë ata që u goditën, njerëzit po kthehen në shtëpi më të bukura. Premtuam vetëm përgjysmimin e taksës për në biznesin e vogël. Sot taksa për biznesin e vogël është zero, por janë ato që kanë më shumë sforco për të bërë dhe pavarësisht se ne e hodhëm këtë ide në tavolinë, në atë moment sot jemi krenar që PS ka vendosur dhe është e angazhuar që ta mbajë deri në 2029. Por është për të nxitur fuqimisht vetëpunësimin dhe punësimin që jep biznesi i vogël. Përtej ksaj ne e rritëm pagën minimale 50% dhe sot e kemi 300 mijë lekë dhe nuk mjafton dhe do ta rrisim çdo vit deri në fund të mandatit të tretë ta kemi 380 mijë lekë, por të synojmë 400 mijë lekë dhe kjo pagë është realisht vendosje në një nivel tjetër të mbështetje së kategorisë me pagat më të ulëta. Është një nivel që na vendos mirë në të gjithë Rajonin.
Me çfarë kurajo dhe papërgjeshmërie mund të rikthehet PD tek taksa e sheshtë, përsëri taksën e sheshtë që është krijuar për të favorizuar të pasurit dhe për të goditur më të varfërit, për të favorizuar të pasurit. Taksa e sheshtë është taksa që ëndërrojnë oligarkët dhe sot tabori i krushqve të uritur të një dhëndri që është aty, i shfaqur me pamjen e buzëqeshur të Ilirit dhe të Saliut që e përdorin këtë dhëndër, si një pararojë të asaj që është qëllimi i tyre për të rivënë nën kontroll drejtësinë dhe thonë do të rikthejmë taksën e sheshtë. Pra 100 më të pasurit marrin një dhuratë, që është një sasi marramendëse parash që ne i përdorim për investime dhe për të ndërtuar shtëpi të reja, shkolla, kopshte, spitale të reja e kështu me radhë është e pakonceptueshme por ja që ky është fakti. Ne me taksën progresive jemi në gjendje të shkojmë më tutje për ato që paguhen më pak, sot kemi të pa tatuar pagën minimale. Me 1 janar të vitit të ardhshme paga deri në 400 mijë lekë të mos tatohet. Nuk do të rrisim asnjë qindarkë pagën e ministrave dhe të deputetëve dhe nuk do të ulim taksën e fitimit të më të pasurve. Filozofia jonë qeverisëse është se kush fiton më shumë do të paguajë më shumë dhe kush fiton më pak do të paguaje më pak. '- tha Rama.
Zv kryeministri Erion Braçe gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Fier ka deklaruar se baza e arritjes së objektivave të PS për zgjedhje në Fier sipas tij është puna që kanë bërë.
Këtu Braçe vijoi të premtojë mbështetjen për biznesin agro turistik dhe për të përmirësuar jetesën. Braçe theksoi se diferenca mes tyre dhe kundërshatarëve është se PS ka vepra kurse ata fjalë.
“Pa më të voglin diskutim që bindja jona e ka një bazë për të arritur objektivat në qarkun e Fierit. Baza jonë është puna që kemi bërë. Është diferenca midis një pune të bërë dhe asaj që premtohet. Është diferenca midis atyre që bëjnë dhe thonë. Ne kemi bërë punë. Përballë njerëz që flasin. Ne jemi këtu vazhdojmë punojmë dhe tu përgjigjemi njerëzve edhe tani, në këtë periudhë të vështirë me qëllim që të ndryshojmë dhe të vazhdojmë të ndryshojmë jetesën.
Doferenca midis atyre që bëjnë dhe atyre që premtojnë është më e madhe. 0 taksa për imutet duke filluar ng nafta plehrat kimike. 0 taksa për të ardhurat e çdo bujku nga puna me tokën dhe blegtorinë. Nëse të tjerët flasin për 9% ne flasin se e kemi bërë e kemi në fuqi. Kjo është diferenca midis atyre që punojnë që bëjnë flasin harrojnë dhe zhduken. Njerëzit dinë ta bëjnë këtë diferencë.
Ashtu siç do të vijoj më deri në fund të mbështesim biznesin e vogël sidomos atë agro turistik”, tha Braçe.
Kryeministri Edi Rama teksa i ka bërë thirrje kreut të PD Lulzim Basha të ndalë takimet elektorale dhe grumbullimet duke i kujtuar rrezikun e pandemisë, ai ka paralajmëruar masa më të rrepta duke theksuar se nuk kanë dashur të ndëshkojnë ekonominë por nga ana tjetër shton se kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, të jetës së përditshme në situata që bëjnë të kundërtën e vaksinës. Këtu ka komentuar dhe situatën e krijuar në Elbasan duke thënë se Basha bën viktimën sikur u sulmua.
“Nëse është nevoja për të zgjeruar më shumë se sa një numër i kufizuar njerëzish që mund të grumbullohen së bashku, këtë nevojë do ta adresojmë së bashku dhe do ta adresojmë duke iu drejtuar autoriteteve. Nuk më takon mua dhe nuk na takon ne ta bëjmë të vetëm këtë gjë pasi ne nuk e kemi problem, mund të shkojmë deri më 25 prill me 10 veta në çdo event dhe na mjafton të mbajmë distancat dhe kaq.
Por nëse është e nevojshme mund t’i drejtohemi autoriteteve, por nuk mund dot të vazhdohet kështu. Unë i ftoj të gjithë shqiptarët të mos jenë tolerantë në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë ato mitingjet pa shije të viteve ‘90. Hip mbi makina, mblidh njerëz me dy gishta, grumbullohu me flamuj deri dhe në një festë si ajo në Elbasan.
Vër ulërimën, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit, madje në mes të një feste dhe pastaj bëj dhe viktimën sikur u sulmove, ndërkohë që qëndron aty si një provokator i njerëzve pa dallim dhe me montazhe skuthash krijon komplet idera të gabuara mbi atë që në fakt ka ndodhur dhe që nuk kishte lidhje as me mua as me ne që ishim aty, por ishte rezultati i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë. Provokime, acarime, tensionime krejt të panevojshme”, deklaroi Rama.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun Fier, Gramoz Ruçi, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë barazinë e garuesve në zgjedhjet e 25 prillit, duke përmendur faktin se PD ka shkelur rregullat duke vendosur 24 kandidatë nga 18 që lejohen.
"Dua të bëj një apel KQZ-së që të interpretojë siç duhet Kodin Zgjedhor dhe të gjitha subjektet në garë të jenë të barabarta në garë sepse siç kemi marrë vesh subjektet zgjedhore të opozitës kalojnë numrin, duke regjistruar 24 nga 18", tha ai.
Më pas z. Ruçi i bëri një prezantim të shkurtët ekipit të PS-së në Fier.
"Ekipi ynë ka moshën mesatare më të re. Kemi 6 zonja. Nga këndvështrimi im në përbërje të skuadrës së qarkut tonë ka personalitete të spikatura të PS-së dhe të jetës publike dhe politike ashtu sicc ka edhe kandidatë të rinj. Nga 18 kandidatë që ka skuadra jonë e Fierit, 9 janë aktualisht deputetë në këtë legjislaturë. Dua të përgëzoj ata deputetë aktualë që nuk janë pjesë e listës së kandidatëve për qëndrimin. Kanë të gjithë mirënjohjen time. Dua të përmend Bashkimin Finon dhe Nimet Musain që janë me COVID dhe i uroj shërim të shpejtë dhe i presim sa më shpejt të japin kontributin e tyre", tha ndër të tjera Ruçi.
Edhe ky si Bidoni. Ai nuk bente mitingje dhe “fitoj “ perzgjedhjet. Lere te flasi ti te “fituara” I ke perzgjedhjet.
Përgjigju