Rama foli për një paketë antishpifje, vjen reagimi i parë i PD: Po rivendos nenin 55 të regjimit

Rama foli për një paketë antishpifje, vjen reagimi i parë i PD: Po rivendos nenin 55 të regjimit

Deputeti i PD, Tritan Shehu

Një ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se do të propozonte një paketë antishpifje pas akuzave të javëve të fundit nga opozita në drejtim të shumicës, si e përfshirë në mbrojtjen e djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Reagimin e parë opozitar për këtë deklaratë të Ramës e bën deputeti Tritan Shehu. Ai shprehet i shqetësuar dhe thotë se propozimi i Ramës është rivendosje e Nenit 55 të "Agjitacion e Propagandes anti rregjim".

Kryeministri kerkon te ri vendose Nenin 55 te "Agjitacion e Propagandes anti rregjim".
Me shume shqetesim degjova Kryeministrin kur deklaron me kercenim se do te propozoje nje pakete ligjore "anti shpifje"!
Kunder shpifjeve ne legjislacionin tone ka disa nene, ne kodin penal, civil etj, qe mund te aplikohen lehtesisht.
Une nuk jam nga ata, qe e perdor kete "instrument", perkundrazi mund ta kem "vuajtur" mbi kurrizin tim disa here.
Por megjithate e them qartesisht qe shkaterrimi i vendit tone, i demokracise sone, te ardhmes sone nuk po ndodh per shkak te "shpifjeve" ndaj pushtetit.
Ai po ndodh nga "zullumet" qeverisese, aroganca e saj, krimi, inkriminimi i institucioneve, korrupsioni, injoranca ne drejtim, pa barazia ne perzgjedhje larg meritokracise etj etj si keto- Keto jane problemet e medha te vendit!
Ajo qe mua me shqeteson me shume eshte fshehja e te vertetes, frika apo hezitimi qytetar per te denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj.
Pa asnje dyshim qofte edhe kerkesa apo mendimi per te rivendosur keshtu "Nenin 55" eshte nje reagim atavik, flet per friken ndaj te vertetes, eshte nje tentative per te shtuar edhe nje "dry" me shume per heshtjen shoqerore e publike.

Deputeti i PD, Tritan Shehu
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tonin: 03/10/2018 12:27

    ty tritan ta dredh gruaja,,quhet shpifje???

    Përgjigju
  • Populli: 03/10/2018 12:19

    Do te jete zgjidhja me e mire qe duhet vendosur ne kete vend;sepse vetem keshtu do tu mbyllet bucja te gjithe shpfsat,sali,lulush,monika,manjani,salianji,babalet dhe plehrat e te gjithe ngjyrave qe shpifin dhe genjejne!

    Përgjigju
  • Maks: 03/10/2018 11:50

    Me mir nje ligj anti shpifje se nje vetdrejtesi

    Përgjigju
  • Xhungel: 03/10/2018 10:52

    Po te tere vendet evropiane i kan keto lloj ligjesh. Provo me shpifur ne vende evropiane e shiko sa e merr gjoben

    Përgjigju
  • Enea: 03/10/2018 10:39

    Dolen me vrap hijenat e PD-LSI,zoterinj ne se thoni te verteten mos u trembni,boll me me shpifje se ja shpifet qytetareve.

    Përgjigju
  • Populli: 03/10/2018 10:34

    Kush ben politike vetem bazuar ne shpifje dhe jo te verteta,duhet te ndeshkohet,boll me me genjeshtra te neveritshme.

    Përgjigju
  • Donela: 03/10/2018 10:28

    Boll me shpifje se ndotet dynjane,llapaqener te neveritshem,te denoheni per shpifjet tuaj te llahtarshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur