Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka paralajmëruar se Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë ligjin e Vettingut, që është dërguar për rekomandim në Komisionin e Venecias.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Gjykata Kushtetuese mund të cënojë ligjin deri në pikën ku, ligji i cënuar të bëhet mbrojtje për gjykatësit e korruptuar dhe të bëhet pengesë për hapjen e negociatave integrimin e Shqipërisë.
"Nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë, pasi do të jetë më shumë e vështirë që Gjykata Kushtetuese mos e pengojë ligjin dhe të mos e cënojë ligjin në pikën ku, ligji i cënuar të bëhet mbrojtje për gjykatësit e korruptuar dhe të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë" deklaroi Rama.
Precedenti sipas Ramës qëndron tek ligji i pronave, në të cilin gjykata ndërhyri në kundërshtim me rekomandimin e Komisionit të Venecias.
"Rekomandimi i Venecias për ligjin e pronave ishte pozitiv, nuk kjo mjaftoi për Gjykatën Kushtetuese, pasi ndërhyri përsëri, por se si dhe ku pritet që ta shikojmë kur të zbardhet vendimi" tha Rama.
Rama i bëri deklaratat përballë kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.
Në fjalën e tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit Juridik, Rama ndër të tjera theksoi se ligji i ri i Vetingut do të hapë shumë vende pune për të rinjtë, të cilët duhet të bëjnë drejtësi.
E pranishme ishte edhe ministrja Nikolla pak minuta pas incidentit, ku njëra nga studentet e Lëvizjes për Universitetin i hodhi salcë në shenjë proteste për ligjin e arsimit të lartë.
/Shqiptarja.com

VIDEO