TIRANE- Rama e mban fjalën për të bërë atë që kryeministri i kaluar Sali Berisha nuk ia kishte ofruar për tetë vite në opozitë, komunikim të vazhdueshëm me liderin e PD-së tashmë në opozitë, Lulzim Basha.
Reforma tepër e rëndësishme, e kërkuar nga ndërkombëtarët dhe megjithëse i ka votat më se të mjaftueshme për ta realizuar, për Ramën do të realizohet me konsensusin e plotë të opozitës, të cilin kërkon ta marrë përmes një takimi “sy më sy” me kreun e PD-së, siç e përcakton ai.
Kështu, kryeministri Edi Rama shpreh gatishmërinë për t’u takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me reformën territoriale.
“Komisioni parlamentar i siguron opozitës të drejta të njëjta me ato të shumicës nga fillimi në fund të procesit. Kështu besoj se jo vetëm kaq por edhe fakti se e presim tanimë prej kohësh opozitën të vijë në komision, dëshmon qartë vullnetin tonë për të nisur dhe bitisur së bashku këtë proces edhe pse disponojmë 84 votat e nevojshme për miratimin e reformës territoriale. Për të gjithë sa më lart vendosa të bëj edhe këtë përpjekje të drejtpërdrejtë në adresën tuaj duke ju ftuar ta nisim pa humbur kohë bashkërisht shumicë dhe opozitë punën në komision për këtë reformë me interes të posaçëm e strategjik për vendin”, shkruan Rama në letrën që mban datën 21 mars.
Në këtë letër kreu i qeverisë shpreh gatishmërinë për ta takuar personalisht, në rast se kreu i PD-së kërkon të ndajë shqetësimet e tij dhe opozitës lidhur me këtë çështje. Sipas Ramës kjo reformë është konsideruar e domosdoshme edhe nga partnerët e Shqipërisë dhe nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur nga “A1 Report” nëse do ta pranojë ftesën e kryeministrit Edi Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
(Foto/Letra e kryeministrit Rama drejtuar kreut të PD për reformën territoriale)Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56