Rama fton LDK në koalicionin
e majtë, takim me Lesin në PS

Rama fton LDK në koalicionin<br />e majtë, takim me Lesin në PS
TIRANE - Dje kryetari i PS Edi Rama ftoi në një takim në seline rozë Nikoll Lesin, kryetarin e Lidhjes Demokristiane të Shqipërisë (LDK) për të biseduar për mundësinë e përfshirjes se kësaj force politike kristiane në Koalicionin e Majtë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Takimi u zhvillua mbi një orë në selinë rozë dhe pas takimit kreu i LDK, Nikoll Lesi, u shpreh për mediat se: “U takova me zotin Rama me ftesë të tij. Ishte një takim mes miqve të vjetër dhe ku folëm për shumëçka e gjithçka.

Zoti Rama më ofroi që forca politike të cilën unë drejtoj të vijë në koalicionin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qërshorit. Ne, si LDK, do ta shqyrtojmë ftesën e Partisë Socialiste dhe do të vendosim se me cilin koalicion do të rreshtohemi brenda datës 23 prill”.

Nuk ëhstë hera e parë që Lesi ëhstë shprehur për një koalicion dhe me PS e Edi Ramës, por tashmë duke filluar fuishatën ne bazë, me sa duket është fuqizuar akoma më shumë mendimi i tij për një aleancë me Ramën. Për më tepër që kreu i mazhorancës Berisha, ende nuk ka marrë vendim për tryezën e aleatëve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?