Rama: Fund çibanëve në plazh 
Halimi: Sillini ankesat te PD

Rama: Fund çibanëve në plazh <br />Halimi: Sillini ankesat te PD
TIRANE- Aksioni i qeverisë kundër ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin ka sjellë një përplasje të fortë mes mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa kreu i qeverisë deklaron se do të hiqen të gjithë çibanet, opozita përmes ish-ministrit të drejtësisë kundërpërgjigjet se për këtë aksion, qytetarët që kanë ankesa t’i dorëzojnë në zyrat e PD. Ndërkohë që deputetja e PS, Gjylameti nuk ka munguar të akuzojë PD se asnjëherë nuk është mësuar me ligjin dhe zbatimin e tij.

Kështu, kryeministri Edi Rama postoi dje në rrjetin social tjetër deklaratë për çlirimin e plazheve nga ndërtimet pa leje, jo vetëm për të treguar kembënguljen e qeverisë për çlirimin e hapesirave publike, por për të informuar qytetarët se sezioni tjetër do jetë një hapësirë turistike mesdhetare. “Sezonin tjetër plazhi i Durrësit do jetë çliruar nga çibanet e Kandaharit e do jetë një hapësirë turistike mesdhetare”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij. Kryeministri Rama e shoqëron postimin e tij në profilin e tij në rrjetet sociale, duke e lustruar më një set fotosh nga aksioni i INUK, që vazhdon të pastrojë plazhin e Durrsit nga zaptuesit e paligjshëm të hapësirave publike. 
 
Halimi: Kush ka ankesa t'i dorëzojë në zyrat e PD
Menjëherë pas aksionit të INUK në Durrës për shembjen e ndërtimeve pa leje, ka reaguar dhe deputeti i PD, njëherësh ish-ministër i Drejtësisë për qytetin Eduart Halimi si dhe kryetari i PD së qytetit Osman Stafa. “Shteti ligjor është zëvendësuar me atë policor e klientelist, ndërsa banorëve po iu prishen objektet dhe mbeten viktima të këtij sistemi”, ka thënë Halimi.

Teksa është njohur nga afër me situatën e krijuar, deputeti demokrat  tha se aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve, po vepron me dy standarde, ku nga njëra anë prishen ndërtimet e qytetarëve dhe nga ana tjetër lejohet ngritja e objekteve shumëkatëshe fare pranë rrugës apo detit. Sipas Halimit, qeveria po ndërmerr operacion policor dhe jo ligjor ndaj banorëve, të cilët nuk janë njoftuar më herët për prishjen. Për të mbrojtuar interesat e qytetarëve të cilët kanë rënë pre e një aksioni në kundërshtim me ligjin, Halimi, u bëri thirrje që “ankesat t’i depozitojnë pranë strukturave të PD, ku do të ndiqen nga një grup juristësh”.

Nga ana tjetër kryetari i partisë Demokratike, Durrës Osman Stafa, i pranishëm në inspektim bëri përgjegjës për katrahurën e krijuar bëri kryetarin e bashkisë së qytetit Vangjush Dako.
 
PS: PD nuk është mësuar me zbatimin e ligjit
Partia Socialiste ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për aksionin e INUK, duke u shprehur se Partia Demokratke ankohet pasi nuk është mësuar me zbatimin e ligjit. Në një dalje për mediat deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, shprehet se aksioni që po kryen INUK është në fakt detyrë e kryebashkiakut Lulzim Basha, njëherësh kreu i PD. Sipas Gjylametit, ka qenë qeveria e mëparshme e cila ka lejuar zaptimin e hapësirave publike, madjes sipas saj edhe duke i legalizuar në mënyrë të jashtëligjshme.

“Edhe sot dëgjuam nga opozita atë çka jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë. Ankohen pse shteti po funksionon. Ankohen pse ligji po zbatohet. Ankohen pse INUK është duke kryer një detyrë, që në fakt duhet të ishte kryer prej vitesh nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga vetëm Kryetari i opozitës.  Por jo vetëm që Bashkia e Lulzim Bashës nuk ka lëvizur as majën e gishtit për të çliruar hapësirat publike nga ndërtimet pa leje, por pikërisht qeveria e Sali Berishës ka qenë ajo që ndërtimet pa leje i ka legalizuar. Janë pikërisht këta të dy, Saliu dhe Luli, përgjegjësit e zaptimit të hapësirave publike.

Dhe sot të dy këta zotërinj duhet të kërkonin falje dhe të mbanin përgjegjësi për dëmin që i kanë shkaktuar qytetarëve dhe qyteteve, jo të mbajnë anën e shkelësve të ligjit dhe zaptuesve të hapësirave publike, siç po bëjnë prej javësh”, ka deklaruar deputetja e PS Gjylameti.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë