TIRANE- Arsimi sot është një emergjencë kombëtare dhe universitetet nuk duhet të jenë më biznese. Dija duhet të ndahet nga malli, dhe studentët nuk duhet ti shihen si klient por si aktor dhe faktor në institucionet e arsimit të lartë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës universitetet e gjeneratës tjetër. Ai tha se Shqipëria duhet të ndahet njëherë e përgjithmonë nga pazari i shitblerjes së diplomave. “Reforma e arsimit të lartë duhet të jetë pjesë e një procesi që duhet të lidh dijen me tregun.
Pazari i madh i shitblerjes së diplomave që sot karakterizon arsimin e lartë nuk mund të transformohet në një industri të prodhimit të dijeve, të rritjes së aftësive dhe të promovimit të vlerave” tha Edi Rama, kryeministër. Sipas kreut të qeverisë një nga risitë e reformës në arsimin e lartë do të jetë skema e re e financimit. Universitetet si publike dhe private do të jenë të barabarta në përthithjen e fondeve.
“Duhet të reflektoj një qasje të re mbi autonominë financiare dhe administrative dhe duhet të siguroj me patjetër konkurrencën e lirë dhe të drejtë brenda sistemit pa vendosur asnjë bonus që privilegjon publikun mbi privatin. Dhe pa lejuar më privatin që të qënurit subjekt privat ta kthej në të qënurit në një organizatë fitimprurëse ” tha Rama. Ndërsa, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla u shpreh se nuk do të bëhet asnjë kompromis në mos zbatimin e reformës.
Duhet të rritet cilësia e diplomave, pasi procesi i masivizimit ka rënduar ndjeshëm universitetet në vend. “Ne duhet t'i japim vlerë diplomave pas procesit të masivizimit shpesh herë pa sens edhe kaotik." tha Nikolla. Reforma e arsimit të lartë do të udhëhiqet nga një komision i ngritur me një staf të kualifikuar akademik, ndërkohë që ajo do të zhvillohet duke u integruar edhe me sistemin arsimor në Kosovë.
Shkrimi u publikua sot (09.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com