“Historia e turpshme e lulëzimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave fallco do marrë fund njëherë e mire”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social Facebook, një ditë pas raportit të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, mbi gjendjen e universiteteve publike dhe private.
Sipas kryeministrit Rama, ligji do të veprojë pa asnjë tolerancë dhe organet e ligjshmërisë do të duhet të veprojnë për çuarjen para drejtësisë të të gjithë mashtruesve publikë që në shkelje të plotë të ligjit kanë grabitur prindër e studentë për vite të tëra.
Ai gjithashtu ka siguruar dhe studentët që preken nga kjo listë ( lista e universiteteve të mbyllura) se do të kenë një mundësi të dytë nga Ministrisë së Arsimit e Sportit.
Statusi i kryeministrit Edi Rama
Faqja e re qe u çel dje me raportin publik të ligjshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë do të shkruhet deri në fund me transparencë të plotë, përgjegjësi kombëtare dhe vendosmëri ligjore e profesionale. Historia e turpshme e lulëzimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave fallco do marrë fund njëherë e mirë. Ligji do të veprojë pa asnjë tolerancë dhe organet e ligjshmërisë do të duhet të veprojnë për çuarjen para drejtësisë të të gjithë mashtruesve publikë që në shkelje të plotë të ligjit kanë grabitur prindër e studentë për vite të tëra. Studentet e universiteteve që do të mbyllen do të kenë një mundësi të dytë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Arsimit e Sportit. Bashkëngjitur lista e plote e rezultateve të kontrollit të ligjshmërisë emër për emër.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com