TIRANE - Edhe pas shqetësimit të Komisionit Europian të pasqyruar në raport progresin e fundit për Shqipërinë, opozita nuk është bërë pjesë e seancës parlamentare të kësaj të enjteje, ku mazhoranca miratoi e vetme disa projektligje. Raport-progresi: Bojkoti i opozitës është shqetësues

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet në ligjin për sektorin minerar në vendin tonë, rrisin sigurinë në miniera dhe ngenë domosdoshmërinë për inovacion dhe garancinë për progres.

“Ky projekt nuk është i radhës por ka rëndësi strategjike që ndan qartë dy epoka, të një barbarie të stërgjatur me pasojë tragjedira të njëpasnjëshme në shfrytëzimin kriminal të pasurisë kombëtare në zonën e Bulqizës, por edhe më tej dhe epokoën që nis me miratimin e këtij projekti, i cili ka në themelin e vet detyrimin për siguri pastaj domosdoshmërinë për inovacion dhe si rezultat edhe garancinë për progres. Jemi në një moment ndarjeje nga e kaluara dhe vendosjes në dispozicion të popullit shqitpar të kësaj pasurie. Kemi vendosur piketat e rrugës së duhur. S’ka dyshim se procesi i gjithë rimëkëmbjes së marrëdhënies së shtetit dhe sektorit do të kërkojë kohë, por çka voton sot parlamenti është një garanci për të mbyllur një kapitull jashtëzakonisht dramatik me shumë sekuenca tragjike brenda tij, dhe për të hapur një kapitull të vështirë, por pa as më të voglin dyshim, të domosdoshëm dhe të dobishëm", tha Rama.
 
edi rama

Kreu i qeverisë përgëzoi punën e Ministrisë së Energjisë për revokimin deri më tani të 160 lejeve minerare të cilat nuk plotësonin kushtet, ndërsa e krahasoi situatën e minierave në vend, duke veçuar Bulqizën, si një zgavër gjarpërinjsh.

"Dua të falenderoj ministrin e Energjisë dhe ekipin e tij për vendosmërinë me të cilën çuan përpara një proces të vëështirë duke futur duart në një zgavër gjarpërinjsh, mjafton rezultati i revokimit të lejeve minerare për 160 subjekte që nuk përmbushnin detyrimet si një provë e vendosmërisë dhe cilësisë së këtij procesi", tha Rama.