TIRANE- Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, i ka gjetur këta të fundit në Shqipëri jo vetëm të diskriminuar por dhe të kompensuar financiarisht.
Në një aktivitet që u zhvillua sot paradite në Hotel "Tirana International" kryeministri Rama por dhe ministri i Mirëqënies Sociale bënë me faj qeverinë e kaluar për situatën në të cilën përballen kjo kategori shoqërore.
Kryeministri Rama tha se ishte i revoltuar për mos pagesat mujore të kësaj kategoria nga qeveria e kaluar e cila la në trashëgim dhe 50 milionë dollar deficit në fondin e pagesave të personave aftësi të kufizuar. Ai garantoi se brenda këtij muaji do merret paga e dhjetorit, në janar detyrimet e prapambetura dhe më pas pagesa do të jetë mujore.
“Ka shumë gjëra për t’u thënë por dhe shumë gjëra për t’u bërë. Dua tju them sinqerisht siç e kam brenda vetes. Jam i revoltuar për mos pagesat tuaja mujore. Ka vite që ju nuk i merrni rregullisht pagesat tuaja, ato minimale. Mos pagesa e rregullt e tyre prej vitesh është shprehja më e ulët e një abuzimi social që ka burim prej vitesh qeverinë e Shqipërisë. Janë pasqyruar korrespondencat e ish ministrave që tregojnë e zeza mbi të bardhë se çfarë shfaqje të zezë ka keqqeverisja. Ai që dje e shpërfillte sot del e kërkon llogari për fondet e shpërdoruara pa as më të voglin dëm të ndërgjegjes. Asnjë ndershmëri. Në vend që të paktën të plotëfuqishmit e deri djeshëm të kontribuojnë pikërisht dhe për këto zullume, duan të lajnë të lajnë duart”- tha Rama.
S’kemi asnjë lek të mbetur në arkën e këtij viti shkatërrimtar për buxhetin e bërë rrush e kumbulla prej tyre në fushatën elektorale të qershorit. Kjo është e vërteta therëse që ka prodhuar ajo fushatë. Kjo nuk është vetëm llogari e thjeshtë parash që e bëjnë me zhurmë boxhet e krijuara nga të katër anët, përmes kapjes së shtetit për ta vënë të tërin në një grusht njerëzisht për vite me radhë. Mbi 50 milionë dollarë është defiçiti në fondin e pagesave për personat me aftësi të kufizuar.. Jemi të detyruar të mbajmë peshën e borxhit që s’ësht e jona, por ne jemi qeveria. Deri para Vitit të Ri ju të merrni pjesën e pagesës që i takon këtij muaji dhe menjëherë me buxhetin e ri të merrni ju që atë që se keni marrë dhe më pas muajin tjetër të merrni rregullisht pagesën”- nënvizoi më tej ai
Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale nënvizuan se do të çmontohet skema e korrupsionit dhe do të marrë fund koha e persoanve që kanë future duart padrejtësisht në xhepin e shtetit.
“Rritja fiktive duke shkuar në 2 mijë njerëz për çdo milion banor ishte e përmasave monumentale. Në Irak ka vetëm 100 persona për milion që shtohen në listën e personave me aftësi të kufizuar.“Në Elbasan kemi denoncuar penalisht 165 shkelës. Nesër në Fier do të bëjmë një dyzinë kallzimesh. Javën tjetër në Vlorë. Nuk do të shpëtojë njeri nga kjo fushatë”- tha ministri Veliaj.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com