Rama: Gjej taksistë me master e
doktoratura, i kanë marrë në natyrë

Rama: Gjej taksistë me master e<br />doktoratura, i kanë marrë në natyrë
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një takimi me maturantë të ekselencës në Kryeministri, se sot nuk jepen më diploma në natyrë. Kreu i qeverisë iu rikthye edhe njëherë tjetër fenomenit të taksistëve me diploma masteri dhe doktorature, të cilat sipas tij janë marrë pa shkuar asnjë ditë në Universitet.

Sipas Ramës, ata shpërbleheshin se çonin në shkollë gruan ose fëmijët e pronarit të universitetit.
 
"Unë kam një zakon të vjetër nga koha kur isha kryetar bashkie. Një apo dy herë në vit, dal natën, iki i pa shoqëruar dhe nga garda të cilët s'e dinë nga shkoj, e marr një taksi. Kam shumë dëshirë të flas me njerëzit që kanë taksi, pasi janë barometri më i mirë. Mund të dëgjosh dy orë e mund të kuptosh shumë më tepër se nga analizat dhe ato që shkruajnë portalet, për vendin ku jeton. Çdo taksixhi me master dhe me doktoratura. I merrnin në natyrë, nuk shkonin në universitet. Njëri çonte në shkollë gruan dhe fëmijët e pronarit të universitet, e merrte diplomën. Sot s'ka më", u shpreh Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump