Rama: Gjeneral Sandër Lleshi
këshilltari im për Mbrojtjen

Rama: Gjeneral Sandër Lleshi<br />këshilltari im për Mbrojtjen
TIRANE- Gjenerali i shkarkuar pak muaj më parë nga Presidenti Bujar Nishani dhe që denoncoi publikisht aferat korruptive të Imamit do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

Kryeministri i ri Edi Rama emëroi Gjeneral Sandër Lleshin në postin e këshilltarit për Mbrojtjen. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Rama  në profilin e tij në facebook.

Më 21 maj Sandër Lleshi u shkarkua nga detyra e ish-Zv.Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA me firmën e presidentit Nishani, një veprim të cilin ai e quajti të paligjshëm.

Rama në facebook shpjegon arsyen pse kishte vendosur emërimin e gjeneralit, i propozuar nga Ismail Kadare për postin e Presidentit, në krah të tij si këshilltar i  Mbrojtjes. 

Më pas kryeministri i cili pritet të mandatohet në shtator nga shumica në Parlament deklaron se Lleshi kishte pranuar propozimin e tij. 

"Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë - nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake "Skënderbej" dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri."- shkruan Rama ne facebook.

rama per sander lleshin

(Ne foto: Postimi i Rames ne facebook)

Më 21 maj 2013 Presidenti Nishani firmosi lirimin nga ushtria por dhe nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Sandër LLeshit bashkë dhe me 2 gjeneralë të tjerë të lartë:.komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari dhe Komandantin e Brigadës së Mbështetjes Rajonale Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi. 

Në një dalje publike pas këtij veprimi 3 gjeneralët akuzuan ministrin Imami dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Gjunkshin për shpërdorim të Forcave të Armatosura; krijimin e një defiçiti të lartë alarmant në buxhetin e Forcave të Armatosura. Gjithashtu, ata akuzuan Presidentin e Republikës Nishani se dekretet nuk ishin bazuar në ligjet e vendit dhe në to mungonte transparenca. Ata shkuan më tej duke thënë se u vu në rrezikshmëri, siguria e atdheut.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë