Rama: Gjykatësit po e shtynë
Sarandën në një humnerë
Promovon “Kurban” në Sarandë. “Saliu është për të ardhur keq e ka lexuar librin dhe thotë se nuk e ka lexuar. Metën e besoj kur thotë se nuk e kam lexuar, ai nuk lexon libra”, është shprehur kryesocialisti.
Kreu i opozitës, Edi Rama, gjendej sot në Sarandë për të promovuar librin e tij të fundit, “Kurban”. Përshtypjet dhe komentet e tij, Rama i ka publikuar në hapësirën e tij në rrjetin social Twitter. Duket se Rama ka ngelur më se i kënaqur nga takimi.
“Promovimi u kthye në një bashkëbisedim të ngrohtë e shumë interesant për shkak të Sarandës që është personazh i librit” shprehet Rama.
Kreu socialist ka gjetur edhe hapësirën për të komentuar “masakrën” e ndërtimeve të Sarandës, duke sulmuar në radhë të parë gjykatësit e qytetit.
“Gjykatësit në Sarandë mbështesin ndërtimet shkatërruese duke zmbrapsur kryebashkiakun dhe shtyre Sarandën në humnerën e vetasgjësimit” shkruan Rama.
Rama ka ironizuar gjithashtu edhe kryeministrin Berisha dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta gjatë promovimit të librit.
“Berisha gënjen kur thotë se nuk e ka lexuar librin. Por sa për Metën e besoj plotësisht që nuk e ka lexuar pasi Meta nuk lexon libra. Saliu është për të ardhur keq e ka lexuar librin dhe thotë se nuk e ka lexuar. Metën e besoj kur thotë se nuk e kam lexuar, ai nuk lexon libra”, është shprehur kryesocialisti.
Rama duke folur më tej për gjendjen në Shqipëri ka theksuar se drejtësia është kapur nga pushteti dhe se institucionet e saj nuk po japin drejtësi.
“Në Shqipëri nuk ka demokraci dhe shtet të së drejtës pasi është rrëzuar drejtësia që është trau kryesor i saj”, tha Rama në Sarandë.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2291
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44