Rama-Gojkoviç: Vizitat,hap përpara
 në marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë Maja Gojkoviç, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në takim u vlerësua se këto vizita të zyrtarëve të nivelit të lartë në Tiranë dhe Beograd dëshmojnë një hap përpara në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, tashmë në një fazë të re.

Gjokovic nënvizoi se dy vendet tona garantojnë stabilitet në rajon dhe se qëllimi ynë i përbashkët është anëtarësimi në Bashkimin Europian.
 
Kryeministri Rama dhe Gojković biseduan edhe lidhur me mundësitë e shumta të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellët.
 
Palët vlerësuan bashkëpunimin gjithëpërfshirës të vendeve të rajonit të nisur në kuadër të procesit të Berlinit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot

Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot