Rama, gramshiotëve: Kurrë më
prodhime, që hidhen në lumë

Rama, gramshiotëve: Kurrë më<br />prodhime, që hidhen në lumë
GRAMSH - “Kurrë më prodhime që hidhen në lumë, sepse qeveria nuk ka sy për të parë, nuk ka veshë për të dëgjuar, nuk ka zemër për të ndier dhimbjen e atyre që mezi e nxjerrin atë prodhim nga toka,” . Kështu është shprehur sot kryetari i PS-së, Edi Rama, nga Gramshi, gjatë prezantimit të programit |Për një Rilindje shqiptare".

Rama u ka kujtuar gramshiotëve disa pika të planit të socialistëve për lehtësimin e barrës fiskale në fshat. Plani fiskal i socialistëve përmban heqjen e akcizën e naftës, heqjen e taksës së qarkullimit të naftës apo heqjen e TVSH- së së makinerive bujqësore pa asnjë kufizim në vlerë, si dhe do të pesëfishohet financimi publik për rilindjen e fshatit.

“Në 3 vitet e mandatit të dytë të kësaj qeverie, që premtoi 160 mijë vende të reja pune, sipas institutit të statistikave e të vetë qeverisë, që varet nga kryeministri kanë humbur punën 51 mijë shqiptarë. Pra borxhi që u ka kryeministri shqiptarëve është 160 mijë që ua premtoi dhe si gjithmonë nuk e mbajti premtimin dhe 51 mijë që i kishin dhe ua hoqi. Kështu që çdo njeri kur dëgjon Saliun që premton aty duhet të ruhet se aty e ke më keq seç je. Kur thotë që këtu s’je mirë, unë do të rregulloj, aty do të jesh më keq.”

Në fjalën e tij në qytetin e Gramshit Rama ka sqaruar edhe strukturën e re për shëndetësinë që do të themelojnë socialistët në qeveri pas 23 qershorit; Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Ky do jetë një institucion i ri që t’ua ofrojë shërbimin shëndetësor çdo shqiptari falas qoftë nga qyteti apo nga fshati, i pasur apo i varfër, nga veriu apo nga jugu.

“Kush është i papunë, është edhe i pasiguruar dhe për shkak se është i pasiguruar, pra nuk paguan sigurime shëndetësore, po u sëmur e ka keq punën. Këta thonë kush nuk ka lekë nuk duhet të sëmuret, sepse kujdesi shëndetësor është mall dhe duhet ta blesh. Do shëndet?! Po. Blije! S’ke lekë. Vdis! Prandaj ne do ta heqim skemën e sigurimeve shëndetësore dhe shërbimin shëndetësor do ta blejë shteti dhe do t’jua japi falas atyre që kanë nevojë.”

“Nëse Vota e 23 qershorit do të thërrasë Partinë Socialiste për të qeverisur dhe mua për të qenë në krye të qeverisë, unë do të jem mbrojtësi, mbështetësi dhe garanti më i zjarrtë i çdo shqiptari në fshat që do të synojë të ndërtojë jetën e familjes së tij me punë të ndershme prodhuese dhe ju siguroj që personalisht, në vetë të parë, bashkë me të gjitha strukturat e qeverisë do të bëjë gjithçka do të kem në dorë që mos mbetet kilogram prodhim pa u shitur”, - përfundoi kryesocialisti.

PAS TAKIMIT, RAMA PUBLIKON NE FB E TIJ, FOTOT E TAKIMIT

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!

Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!