Rama: Greqia është mësuar keq
me Tiranën, por ne s'do heshtim

Rama: Greqia është mësuar keq<br />me Tiranën, por ne s'do heshtim
Kryeministri Edi Rama i kujton sërish Greqisë se Shqipëria s'do heshtë për çështjet e mbetura pa zgjidhur mes dy vendeve. Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të diasporës, Rama tha se problemet mes Tiranës dhe Athinës vijnë për çështje të cilat sipas tij s'mund të anashkalohen. Sipas tij, Greqia ka qenë mësuar që në Tiranë të kishte bashkëbisedues të nënshtruar apo të heshtur. 
 
"Nga ana tjetër e kemi bërë të qartë se s'do heshtim, të bëjmë sikur s'kuptojmë, apo t'i nënshtrohemi fakteve të kryera kur vjen puna në këto marrëdhënie. Për një kohë të gjatë ata u mësuan pak keq, që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar, të heshtur, që bënin sikur s'kuptonin, kur në fakt fjala ka qenë dhe mbetet për çështje që s'mund të anashkalohen. Janë botërisht të njohura. Çdo shqiptar i interesuar e di cilat janë çështjet. Mendojmë se për secilën ka zgjidhje në një frymë bashkëpunimi, miqësie dhe respekti për standardet dhe parimet e familjes sonë europiane", u shpreh kryeministri.  

Deklarata e plotë e Ramës
Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë marrëdhënie të një rëndësi e të madhe strategjike. Kanë qenë dhe mbeten një linjë e palëvizshme e politikës së jashtme partneriteti me Greqinë. Është po aq e vërtetë se këto marrëdhënie sot kanë nevojë për t'u ngritur në një nivel tjetër, duke kapërcyer disa probleme që na shfaqen herë pas here përpara, si pengesa të mbetura të së shkuarës.

Ne jemi angazhuar që ditën e parë për të adresuar çështjet e mbetura. Kemi ngritur një grup të posaçëm dhe kemi ofruar gatishmëri të plotë që sëbashku me palën greke të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë hapur me shpirt konstruktiv dhe duke parë nga e ardhmja, gjithmonë duke u bazuar në standardet dhe parimet më të mira, ka filluar një punë e përbashkët, aspak e lehtë dhe jemi shumë shpresëplotë që sidoqoftë do të mund t'i kapërcejmë këto pengesa që s'janë në të mirë të kësaj marrëdhënie të rëndësishme fqinjësore dhe strategjike.
 
Nga ana tjetër e kemi bërë të qartë se s'do heshtim, të bëjmë sikur s'kuptojmë, apo t'i nënshtrohemi fakteve të kryera kur vjen puna në këto marrëdhënie. Për një kohë të gjatë ata u mësuan pak keq, që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar, të heshtur, që bënin sikur s'kuptonin, kur në fakt fjala ka qenë dhe mbetet për çështje që s'mund të anashkalohen. Janë botërisht të njohura. Çdo shqiptar i interesuar e di cilat janë çështjet. Mendojmë se për secilën ka zgjidhje në një frymë bashkëpunimi, miqësie dhe respekti për standardet dhe parimet e familjes sonë europiane. 


Rama: Regjistrim shqiptarëve në botë, në 2017-ën s'votojnë dot
Kryeministri Edi Rama tha para përfaqësuesve të Diasporës se ka nisur procesi i regjistrimit të shqiptarëve në botë. Kreu i qeverisë tha se në zgjedhjet e 2017-ës është e pamundur që ata të votojnë, por për zgjedhjet e ardhshme do të jetë e gati e gjithë infrastruktura.
 
Kryeministri akuzoi qeveritë paraardhëse se harruan Diasporën.
 
"E drejta për të votuar e të gjithë atyre që jetojnë jashtë atdheut, është një nga të drejtat më themelore, faktikisht të shkelura për 20 e kusur vite. Për të realizuar në distancë nuk mjafton vetëm dëshira, por duhet të garantohet infrastruktura e cila të jetë e qëndrueshme, funksionale dhe transparente. Kini parasysh që ne nuk kemi trashëguar asnjë bazë të dhënash për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut. Për më shumë se 20 vite shteti shqiptar s'ka bërë asnjë lloj inventari të njerëzve të vet që normalisht çdo shtet funksional e ka, jo thjesht për qëllimet më parësore siç është pjesëmarrja në procese demokratike, por edhe për shumë qëllime të tjera që lidhen me kapacitetet njerëzore të një populli, që lidhen me shkallën e arsimimit, shpërndarjen gjeografike, në funksion të politikave kombëtare dhe të interesit publik.
 
Ajo që ne kemi bërë, është se jemi angazhuar në një program të ri që është popullimi, në rrugën e zbatimit për të regjistruar shqiptarët jashtë atdheut. Na mungon çdo lloj infrastrukture bazë në këtë drejtim. E vumë re edhe gjatë këtij Samiti sa e vështirë ishte për të identifikuar të gjitha burimet e shqiptarisë në të gjithë diasporat, që të kemi një adresar të saktë për t'iu drejtuar këtyre burimeve dhe me siguri kemi bërë plot gabime në këtë proces, për arsye të kësaj mangësie. Me siguri kanë mbetur plot njerëz të vlefshëm pa u ftuar, pa u vënë në kontakt, sepse boshllëku është shumë i madh. Por ama për herë të parë qeveria shqiptare është e angazhuar në procesin e regjistrimit të shqiptarëve jashtë atdheut. Jemi besimplotë se ky program do të ecë siç e kemi parashikuar, zgjedhjet e ardhshme do të jenë të fundit ku shqiptarët jashtë atdheut nuk do të kenë mundësi të votojnë në distancë",
tha Rama


  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja