Rama-Greqisë:Iku koha që fqinji
i pasur i tregonte arat të varfrit

Rama-Greqisë:Iku koha që fqinji<br />i pasur i tregonte arat të varfrit
Kryeministri Rama vazhdon replikat në distancë me Greqinë pas tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve duke paralajmëruar një seancë me përgjigje të nxehta nesër për Athinën zyrtare pas deklaratave të ditëve të fundit.
 
Rama në një diskutim me komentuesit në faqen e tij në Facebook shprehet se ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregonte arat fqinjit të varfër.
 
Gjithashtu kryeministri thotë se duhet patjetër të jemi të hapur dhe të vërtetë e të barabartë me njeri – tjetrin.
 
"Nesër ne kuvend do ta marrin përgjigjen time për sa kanë thënë këto ditë, fqinjët tanë te vjetër e të dashur, me të cilët duhet dhe duam të kemi marrëdhënie të shkëlqyera!
 
 E qe t’i kemi te tilla, na duhet patjetër te jemi te hapur, te vertete e të barabarte me njeri – tjetrin! Sepse koha e fqinjit të pasur qe i tregonte arat fqinjit të varfër ka marre fund mes nesh
" shprehet Rama. 

Deklarata e kryeministrit Rama vjen pas paralajmërimit të Athinës zyrtare se po minon të ardhmen Europiane.
 
Tensionimi mes dy vendeve nisi pas reagimit të Greqisë për prishjen e 19 banesave në Himarë në kuadër projektit të shëtitores, ndërsa Rama u përgjigj duke thënë se Akropoli mbijetoi falë shqiptarëve.
 
Ndërsa dy vendet thërritën ambasadorët në Tiranë dhe Athinë duke kërkuar shpjegime. 
Rama

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social