Rama-Greqisë:Jo deklarata fluturake
s’do mbyllim as sytë për të drejtat tona

Rama-Greqisë:Jo deklarata fluturake<br />s’do mbyllim as sytë për të drejtat tona
 Pjesë e fjalës së kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të programit qeverisës ishin edhe marrëdhëniet me Greqinë, raportet  dhe retorika me të cilën së fundmi ka qënë e tensionuar.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u shpreh se dëshiron miqësi, respekt dhe bashkëpunim me Greqinë dhe se nuk duhet të ketë deklarata fluturake në distancë. Ai theksoi se Shqipëria pavarisht halleve të saj nuk do të mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të vërtetave të veta.

Rama cilësoi se cdo grek që jeton në Shqipëri është I barabartë dhe se minoriteti është një urë e vyer  me sdy vendeve.
 
“Mesazhi im për Greqinë është i thjeshtë, duam miqësi dhe respekt dhe bashkëpunim. Cdo grek që jeton në Shqipëri është i barabartë dhe minoriteti është një urë e vyer mes dy vendeve dhe popujve, kujdesi i qeverisë vetëm do të vijojë të rritet. Por Shqipëria, pavarësisht halleve nuk do të mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të vërtetave të veta. Koha do të sjellë zgjidhjet për të dyja palët, me këmbë në tokë, jo deklarata fluturake në distancë. Nivel i ri marrëdhënies është miqësia dhe bashkëpunimi” u  shpreh Rama.

Teksa Rama ishte duke mbajtur fjalën e tij në Kuvend e pranishme në seancë ishte dhe ambasadorja greke në Shqipëri.

Kujtojmë se situata vijon të jetë e tensionuar në Himarë ku pak kohë më parë  banorët e Himarës kanë kundërshtuar planin e ri rregullues të qytetit i cili sipas tyre prek pronat e tyre.

Pikërisht kjo cështje është shndërruar në një pikë tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku edhe politikanë të kësaj të funditkanë kërkuar që vendi ynë të resoktojë të drejtat e minoriteteve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri