Rama: Guvernator i huaj? Mjafton
të përmbushë standartet e duhura

Rama: Guvernator i huaj? Mjafton<br />të përmbushë standartet e duhura
SHBA - Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka bërë të ditur se guvernatori i ri do të jetë i zgjedhur në konsensus me Presidentin e Republikës, ndërsa shtoi se shtetësia e tij nuk do të ketë rëndësi nëse ai i përmbush kriteret e kërkuara.

Në këtë mënyrë kryeministri Rama, lë të kuptohet se pavarësisht deklaratave të tij të mëparshme për një guvernator të huaj, ky nuk do të jetë një kriter absolut, pasi nëse ka kandidatë shqiptar që plotëson kriteret atë herë Kreu i ri i Bankës së Shqipërisë mund të jetë edhe shqiptar.

Sipas Ramës, paragjykimi për shtetësinë pengon dhe nuk e ndihmon aspak në zgjedhjen e guvernatorit të ri. Megjithatë shefi i qeverisë nënvizoi se guvernatori i ri do të jetë një emër i zgjedhur në bashkëpunim me Presidentin Nishani

“Unë nuk dua të predikoj të ardhmen dua vetëm të uroj dhe të besoj se bashkëpunimi me Presidentin do ti japë vendit guvernatorin e duhur Shqipërisë. Për mua e rëndësishme është që guvernatori të jetë në lartësinë e një sfide të madhe nga kriza që kaloi, ta nxjerrë më të fortë dhe më të sigurtë Bankën e Shqipërisë dhe paragjykimi lidhur me shtetësinë nuk na ndihmon por na pengon. Ne jemi të hapur qoftë për kandidatë të huaj qoftë shqiptarë nëse i përmbushin standartet.” tha Rama

Rama: Opozita e ka derën e hapur për reformat, por ato nuk ndalen
I pyetur lidhur me bojkotin tashmë disa mujor të opozitës nga Kuvendi si dhe progres-raportit të KE-së që e sheh si shqetësim këtë çështje, kryeministri i vendit, tha se reformat nuk do të ndalen, ndërsa shtoi se PD i ka të hapura dyert për rikthimin e saj në jetën parlamentare.

“Unë mendoj se reformat në Shqipëri nuk do të ndalen dhe nuk e vë në diskutim që bashkimi me opozitën për reformat e mëdha është një element i domosdoshëm dhe një element europianizues për Shqipërinë. Opozita i ka të gjitha hapësirat për të luajtur rolin e saj. I mirëkuptoj kritikat ndaj nesh edhe pse nuk jam dakord me ta.” tha shefi i qeverisë.

Rama: Në SHBA për bashkëpunimin me qendrën e Harvardit
Kryeministri nuk pranoi të japë asnjë koment lidhur me listën e publikuar të përgjimeve të zyrtarëve të lartë nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Ndërsa sa i përket vizitës së tij në SHBA, kryeministri tha se vjen në kuadër të bashkëpunimit me Harvardin lidhur me hapat që duhet të ndjekë vendi për të vijuar progresin.

“Ne jemi këtu sepse bashkëpunojmë me qendrën prestigjoze të Harvardit sepse na ndihmon lidhur me hapat për rritjen ekonomike dhe transformimin e Shqipërisë që të gjithë duam.” përfundoi kryeministri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim