Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ne nje konference te posacme per shtyp, kryeministri Rama tha se asnjë prej emrave politik të aluduar deri më tani ne media, nuk është pjesë e kandidaturave për guvernator të Bankes se Shqiperise.
“Kemi rënë dakord që kjo krizë administrimi duhet trajtuar dhe duhet shfrytëzuar si një mundësi e re për të forcuar pavarësinë e Bankes se Shqiperise, për të rritur sigurinë dhe për të kthyer besimin në një kohë sa më të shkurtër, si dhe të krijohen mekanizmat e nevojshëm për sigurinë brenda BSH. Shumica jonë do të veprojë me ambicie shumë të madhe dhe do të punohet për t’i plotësuar pozicionet e lira me profesionaliste të nivelit më të larta. Emrat e përmendur deri më tani, nuk janë pjesë e kandidaturave për kreun e BSH. Mbështesim plotësisht hetimin dhe gjithë procesin e hetimit dhe të punës së drejtësisë dhe fjalën e ka drejtësia”, -tha Rama.
Duke vijuar më tej kreu i qeverise theksoi se guvernatori i ri do të vijë nga radha e sistemit financiar e bankar dhe jo nga politika. Rama theksoi gjithashtu se zgjedhja e guvernatorit të ri nuk do të jetë një proces përmes kartonave, ndërsa shtoi se ai do të jetë një zgjedhje e pakontestueshme profesionale dhe morale.
“Duam t’i japim BSH një guvernator që të përshëndetet ndërkombëtarisht si zgjedhje e pakontestueshme profesionale dhe morale. Se nga do vijë, do ta shikojmë, por me siguri do jetë nga sistemi financiar dhe bankar. Sa i përket këshillit Mbikëqyrës e përsëris se ne do të veprojmë shpejt dhe pa u ngutur dhe do respektojmë në çdo hap pavarësinë e institucionit. Ky nuk është një proces ku shumica do të përdorë kartonat për të vënën nën kontroll BSH, dhe ky është parim i yni”, -nënvizoi Rama
Rama: BSH me probleme administrimi të brendshëm, por stabiliteti financiar i pacënuar
Sa i përket ngërçit që ka përfshirë Bankën Qëndrore, kryeministri Rama theksoi se ai ka ardhur prej problemit të administrimit të brendshëm të saj, ndërsa shtoi se pavarësisht të gjithave, këto zhvillime nuk e cënojnë sistemin financiar në vend.