Rama hap dyert: Finalja e madhe
Juventus-Barcelona në Kryeministri

Si tifoz i Juventusit, kryeministri shqiptar Edi Rama hap dyert e Kryeministrisë për të gjithë sportdashësit për të ndjekur finalen e madhe të Berlinit mes italianëve dhe Barcelonës.

Në stadiumin e Berlinit për finalen e madhe të Champions League nuk ka vend për të gjithë dhe t’u ndierë sa më pranë me kampionët e rinj të Europës, kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook, shprehet se lulishten pas Kryeministrisë do ta kthejë në një zgjatim të fushës ku do të luhet finalja e madhe.

“Për të gjithë tifozët e futbollit të bukur fusha e blertë e Kryeministrisë do të kthehet në një zgjatim të fushës ku do të luhet Finalja e Madhe. Kush dëshiron ta shohë ndeshjen brenda në fushë është i mirëpritur:-)” shkruan Rama në rrjetin social.

Ftesës së Kryeministrit pritet që t’i përgjigjen shumë tifozë, pasi në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm tifozësh të Juventusit dhe Barcelonës, por edhe për faktin se hyrja është falas.
champions

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët