TIRANE - Nisma për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit nuk është një angazhim elektoral i qeverisë, por detyrim përballë të gjithë atyre që vuajtën përndjekjet e regjimit komunist. Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama në një takim në kryeministri për këtë proces të nisur tashmë në komisionet parlamentare, i bazuar në modelin gjerman.
“Ne morëm përsipër ta thyejmë këtë heshtje dhe ta ndërmarrim këtë nismë jo për shkak të ndonjë angazhimi elektoral e ambicie për të fituar kapital elektoral, por se ne besojmë që kjo nismë është një detyrim që ne e kemi ndaj të gjithë atyre që vuajtën përndjekjen e regjimit të shkuar por po aq edhe ndaj të gjithë fëmijëve të këtij vendi”, tha Rama.
Ligji për hapjen e dosjeve sipas Rama, “synon tu japë qytetarëve të prekur drejtpërdrejtë nga veprimtaria e ish-sigurimit të shtetit mundësinë për të parë me sytë e tyre gjithçka që lidhet drejtpërdrejtë me ta, por nga ana tjetër synon tu japë në dorë atyre që dëshirojnë ta përdorin këtë material për arsye të shkencës dhe historisë instrumentin e ballafaqimit të drejtpërdrejtë me të vërtetën. Ky ligj i jep mundësi shoqërisë përmes formave të organizimit të saj për të hulumtuar dokumentacion në interes të ndriçimit të zonës më të errët të së shkuarës. Janë mbjellë spekulime pa fund”.
/Shqiptarja.com

VIDEO