Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi kandidatët për deputetë në Tiranë, nuk ka lënë mënjanë sulmet ndaj kundërshtarëve duke i përmendur me emër.
Rama u shpreh në Tiranë kundërshtarët kanë një shëmbëlltyrë katastrofike që kanë pas Monika Kryemadhin, Ilir Metën dhe Sali Berishën.
“I del para qytetit dhe kërkon votë për të marrë drejtimin e vendit me atë skuadër që pandi tha është e mbijetesës por unë se konceptoj dot se çfarë arsye mund të ketë që ajo që është edhe esenca dhe shtylla kurrizore e asaj skuadre të mbijetojë. Nga Fatmir Mediu tek Dash shehi, Shpërtim Idrizi, Mesila, te Dulja, një hata e madhe të mendosh që Tirana e vitit 2021 që ka hyrë në dekadën e re të shekullit të ri të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar, që e patën mundësin dhe e treguan për sa vlejnë.
Në themelin e vet ka faktikisht një kombinim fatal personash që larg qoftë i bie të jenë ata që nesër kontrollojnë drejtësinë, kontrollojnë ekonominë, Shqipërinë me një lider që nuk është lider por thjesht një administrator dhe me Ilir Metën monikën dhe Saliun që luajnë pas të gjitha fijeve të teatrit, është realisht e pamundur të imagjinosh që mes kujtdoqoftë në këtë skuadër se spo i fus të gjithë në këtë thes, por ajo që peshon në këtë skuadër që është boshti i kësaj skuadre atje ku buron vendimmarrja e kësaj skuadre është katastrofë.
Zgjedhja në këtë rast është e qartë. Për të tjerët do bëjmë të qartë se çfarë katastrofe është ajo skuadër, që e ka regresin të shkruar në letër të ballit si një biografi dështimesh. Në këtë skuadër për Tiranën dhe skuadrën tonë kombëtare ne kemi një harmonizim mes grave dhe vajzave, djemve dhe burrave, moshave të ndryshme, eksperiencave", tha Rama.
Lajmi kryesor: