Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar ndarjen nga jeta në moshën 80-vjeçare të ish-Kreut të Komunitetit Musliman, Haxhi Selim Muça.
 
Në një status në Facebook, kreu i qeverisë vlerëson rolin dhe kontributin e tij në mbrojtjen e paqes dhe ruajtjen e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.   
 
"Selim Muça e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Musliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një lideri të bute por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipërinë tonë. E paç siç e ke ëndërruar udhëtimin pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryeministrit Edi Rama.  

edi rama
(Mesazhi ngushëllues i kryeministrit Edi Rama)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com