Rama: Himara është e jona
Akropoli mbijetoi prej shqiptarëve

Rama: Himara është e jona<br />Akropoli mbijetoi prej shqiptarëve
Himara dhe çështja çame rikthen sërish përplasjet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Shkak për tensionin e radhës është bërë një plan urbanistik i bashkisë së qytetit bregdetar, i cili parashikon shembjen e disa banesave. 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shkruan se në të gjitha aktet ndërkombëtare, jo veç për historinë, Himara njihet vetëm si shqiptare. 

Ndërkohë, Rama "provokon" Athinën përmes një foto të vjetër të Athinës, e cila e tregon atë në fund të shekullit XVII. Rama shkruan faktet historike ku u kujton grekëve se Akropoli dhe pasuria arkeologjike e Athinës ka mbijetuar falë shqiptarëve.

rama ne fb
Postimi i Ramës në Facebook:
AMARCORD
Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina [🇬🇷]  diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara [🇦🇱]  përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare, një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social