Rama: Himara ishte si Bathorja
do t'i kthejmë shkëlqimin e humbu

Rama: Himara ishte si Bathorja<br />do t'i kthejmë shkëlqimin e humbu
Nga Vunoi ku ka prezantuar programin e zhvillimit për fshatrat e Jugut ‘Trashëgimia kulturore, motor zhvillimi’ kryeministri Rama është shprehur se do t’i kthejmë zonës shkëlqimin e humbur.
 
“Kalaja, fshati, Vunoi dhe Dhërmiu u vendosën në mbrojtje për të identifikuar cdo mur dhe dritare që i përket trashëgimisë.
 
Kësaj zone turistike do t’i japim një forcë të re për t’u zhvilluar për t’i kthyer në një motor zhvillimi për të gjithë zonën e Jugut.
 
Në Vlorë janë 110 monumente kulture, por që i gjetëm në mëshirën e fatit. Nuk gjetëm asnjë inventar nga shteti”tha ndër të tjera Rama.

rama

rama ne himare

Vija bregdetare do të ketë një pamje dhe një mundësi tërësisht të re në mënyrë që të gjitha shtëpitë të kthehen në funksion të turizmit sipas projektit të ri.

Plani i kryeministri Rama për zhvillimin e bregdetit të Jugut do të nisë nga zgjidhja e çështjes së pronës. "Janë 11 mijë hektarë tituj të rremë pronësie të zhvendosur nga pronarët legjitime tek pronarë të supozuar, që do t’i rikthehen qoftë shtetit qoftë njerëzve legjitimë, ashtu sikundër do t’u rikthejmë të gjithëve një territor të zaptuar nga çibanët.
 
Vunoi, Dhërmiu dhe pjesa tjetër e bregut janë një kapital i jashtëzakonshëm që do të rrisë numrin dhe interesin e njerëzëve për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë.
 
Himara ishte kthyer në një ‘Bathore’ buzë detit. Zona ishte e mbushur me plehra duke krijuar një imazh negativ për Shqipërinë dhe turizmin. Në pak kohë po rilindim bregdetin. Prishmëria dhe padurimi janë të mëdha dhe kjo po na mundon dhe qytetarët nuk kanë faj, por jo çdo gjë bëhet menjeherë.
 
Shtetin na e lanë si një magazinë pa inventar dhe mal me borxhe. Deri tani kemi bërë një punë të rëndësishme për të vazhduar me një zinxhirë investime për t’i dhënë bregut të Jonit, rrugën e re të zhvillimit dhe që është e mundur, pasi është bërë e pamundur në gjithë  këto vite nga babëzia dhe injoranca në Tiranë që kapën për ‘fyti’ zonën”shtoi ai.
 
Në fund të fjalës nuk kishte si të mungonte edhe një batutë. “Dhe si nip nga Vunoi jam i kënaqur që kësaj toke i krijohet mundësia që të rilulëzohet dhe në pleqërinë që po afrohet edhe mua edhe Koços na krijohet mundësia që të kalojmë kohë më të gjatë në sheshin e vogël para lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës”përfundoi Rama.

rama ne himare

Fjala e kryeministrit Edi Rama në prezantimin e programit “Trashëgimia-Motor Zhvillimi”‏

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?