Kryeministri nderoi sot kujtimin e ushtarëve britanikë, të rënë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai zhvilloi homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë memorialit të ngritur në Parkun Kombëtar të Tiranës.
Në ceremoninë e përvitshme, organizuar nga Ambasada britanike në Tiranë, merrnin pjesë personalitete të larta të politikës shqiptare, diplomatë të huaj, etj.
Ushtarët britanikë kanë rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945, ndërsa kjo ceremoni përkujton sakrificat e vetëmohimin e tyre.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)