TIRANË- Shqipëria ka gati një projekt të rëndësishëm, për të pasur një baze detare të NATO-së në vendin tonë. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka bërë me dije se për këtë, qeveria shqiptare ka hedhur disa ide në letër të cilat do ia prezantojë Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters, të cilin sot e vlerësoi me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”,
"Fakti që kam pasur mundësi të takohem me gjeneralin, të flas me të më ka bërë të ndihem shumë i inkurajuar në fjalët e tij kur më tha “mund të jeni një vend i vogël, e keni një ushtri të vogël, por mund të gjen vendin tuaj duke krijuar vlerë të shtuar për të gjithë aleancën”.
Kjo është ajo çfarë më frymëzoi për t’i ndarë këto fjalë me ministren, me shefin e Shtabit, me njerëz të terë e na bëri të ulemi e të mendojmë më thellë se si mund të arrijmë deri aty. Kemi disa ide të mira e çka është më me rëndësi kemi disa miq të mirë. Jemi shumë besimplotë sot që mund të gjejmë vërtet vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar në këtë aleancë.
E lashë për këtë moment që ti them gjeneralit që nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë mjaft specifike të rrezikshme besoj që ai sërish do konsiderojë për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri. Na takon ne që ti paraqesim projektin atij e ti tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai më pas që prej fillimit do jetë avokati e mbështetësi i kësaj ideje", u shpreh Rama.
Komandanti Tod Daniel Wolters tha se gjatë gjithë qëndrimin të tij në vendin tonë që nga 2016, ka parë që është rritur shumë, madje tha se Shqipëria në NATO, është si vëllai i madh i vendeve të rajoni.
"Kurrë nuk kam qenë kaq i mallëngjyer, kjo është mbledhja e një jetë. Dua ta nis për kombin tuaj se si rritet ditë pas dite, Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e NATO, vendet e tjera ngrihen në mëngjes dhe shohin vendin tuaj të dinë se nga drejtohen, kam parë rritjen nën udhëheqjen tuaj është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme", tha Wolters.
-
Ne jemi vellai por Greqia eshte babai. Amerika me shume do grekun se ne. Duhet te kemi kujdes.
Përgjigju -
Diten var dekorata, ndersa nata punon gaztor per Totin. Qeni i kallanxhiut c'heq.
Përgjigju -
Shyqyr qe arritem kete dite! Ku dekoratat i ndan Kryeministri dhe Presidenti capitet ne Twitterin e Glasgow! Se si me duket kur shoku Enver dekllaronte ato gjeneralet sovjetik.... per bazen pash aliman. Ymer ymer ... karagjozllakun tashme e kemi norme dhe normen e kemi hedhur ne lume. Na pri pra o i madhi kryedallkauk!
Përgjigju -
Rama kerko arme nga nato, ,,topa,,tanke, ,,artilleri,,,,avione ,,,,helikoptere,,,,raketa,,,,pushke e mitraloze.......
Përgjigju -
Ne fakt jemi Baballaret e ketij rajoni, por edhe vella i madh nuk eshte keq.
Përgjigju -
Me këtë mashtrues Shqipëria do bëhet provinc e serbis fashiste o të verbuar!
Përgjigju -
Super sepse e meritone kete medalje.
Përgjigju -
Shqiperia lider ne rajon je gjigand Edi Rama
Përgjigju -
Nje lajm i madh per vendin tone. Kjo do te thote se vendi yne eshte shume afer pranimit te tij ne nato
Përgjigju-
Eshte qe ne 2009 shoqe
-
-
Baze ushtarake detare e NATO-s ne Pashaliman,eshte lajm i shkelqyer per Shqiperine tone.
Përgjigju -
Cdo person qe ka dhene kontribut per vendin tone e meriton nje medalje ne shenje mirenjohje.Edi Rama njeri detajist dhe i punes qe mundohet qe gjithmone te perfeksionoje vendin e tij. Respekt per komandantin e NATO-s.
Përgjigju -
E meriton padisukitim medaljen sepse na ka mbeshtetur gjithmone
Përgjigju -
E meriton medaljen ky person ka dhen kontributin e tij ne forcat e armatosuara shqipetare
Përgjigju -
Hero i popullit
Përgjigju -
Medalje mese e merituar p3r gjeneralin, e falenderojme ate dhe amireken qe gjithmon kan qen ne gadishmeri per mbrojtjen e qetsise dhe paqes ne vendin tone
Përgjigju -
E meriton me te vertet kete medalje ky njeri i nderuar qe ndimoje forcat e armatorura te shqiperis
Përgjigju









Komente
Komento