Rama i dorëzon 'Yllin e Mirënjohjes' Nuncit Apostolik: S'je i pari që s'largohesh dot nga Shqipëria! I jep 'leksione' Metës: Titujt dorëzohen rrallë dhe për të gjallët

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së dorëzimit të "Yllit të Madh të Mirënjohjes Publike", Nuncit Apostolik, Charles John Brown, tha se ai ka qëndruar në vendin tonë si një vëlla.

Teksa i shprehu mirënohjen, Rama u shpreh se ndihet mirë që ai është i mallëngjyer për largimin nga vendi jonë, ku më tej iu drejtua duke i thënë se nuk është as i pari dhe as i fundit që e ka pasur të vështirë ikjen, pasi e ka njohur në të vërtetë Shqipërinë.

"Mirënjohës të gjithëve që i jeni përgjigjur kësaj ftese në ndarjen e këtij momenti të veçantë, duke i shprehur mirënjohjen tonë një zottërie një njeriu shumë të vlerësuar nga të gjithë ju  dhe të gjithë ata që e njohën në Shqipëri. Ati i shenjtë e ka nëntitulluar enciklik mbi vllazërinë. Enciklika e tij më e fundit përkon edhe me largimin prej Shqipërie të të dërguarit të tij imzotit Çarls që qëndroi mes nesh me ne si një vëlla. Gjatë 3 viteve shërbeu me zotnillëk.

Çarlsi do mbetet një shtegtar i veçantë mes tufës së ambasadorëve. I jemi për shumëçka mirënjohës një shtegtari mahnitës si Papa Francesku por dhe që na dha mundësitë të kemi në vendin tonë i cili shtegtimin e ka vokacion përveçse detyrë. Më vjen mirë që e shoh  të mallëngjyer që do ta lërë Shqipërinë. Imzot nuk jeni  as i pari dhe as i fundit e kanë pasur të vështirë largimin. Kam parë pak si ju  që kanë ardhur me dëshirë në Shqipëri dhe kam parë shumë që nuk kanë dashur të ikin nga Shqipëria sepse e kanë njohur siç është dhe jo siç duket nga larg", tha Rama duke shtuar më tej se Nuncit Apostolik erdhi në vendin tonë për të sjellë pajtimin dhe për të vënë drejtësi.

"Ndjesë që nuk shpreh dot miqësinë dhe nderin për ju, ndaj më lejoni të marr fjalë hua. Kur ishe më i ri e lidhje vetë rripin dhe shtegtoje, kur je më në moshë dikush tjetër të lidh rripin. Ju jeni mes të paktëve ambasadorë të Papës që nuk i pëkasin misionareve të karrierës diplomat, në një farë mënyre ju nuk jeni vendas por një shtegtar. Çfarë e karakterizon mikun tonë të çmuar që nderojmë sot është ecja hedhja e hapave. Imzoti udhëtoi për të sjellë pajtimin dhe për të vënë drejtësi. Ku të ze nata nuk të zë dita. Nga nata e Irlandës ku ju ndezët dhe pak dritë u gjendët në mesin e Tiranës ku ganjëherë bëhet natë në mes të ditës", deklaroi kryeministri.

Përpara se t'i japë dekoratën, ai ka "thumbuar" sërish presidentin Ilir Meta duke thënë se medaljet janë bërë për të gjallët dhe jo për të vdekurit, në mënyrë që të dallohen nga njëri-tjetri. Në këtë mënyrë Rama ka vijuar leksionet për Metën për rastet se kur duhet të jepen medalje, për të cilat theksoi se nuk jepen rastësisht por rrallë, për të gjallët dhe për ata që e kanë merituar.

"Dëshiroj t'u jap një shenjë, kjo është gradë për mirënjohje publike. Nderimet me tituj dhe medalje janë bërë për të gjallët dhe jo për të vdekurit sepse të dallosh të vdekurit nga të gjallët është mirë për të gjithë.Titujt dhe medaljet jepen rrallë se ndryshe çkuptim ka dallimi që ata bëjnë dhe kjo medalje jepet rrallë sepse për ta merituar duhet ta kesh fituar betejën e denjë, t'u kesh shërbyer të tjerëve. Jo rastësisht kjo medalje sendërtohet me ngjyrat e heroit tonë kombëtar Skënderbeu që deri në vdekje se ndali hapin për luftën e drejtë", shtoi Rama.

Sado larg nga ky vend i vogël ju do të vazhdoni të luteni edhe për Shqipërine me besim që sa herë të luteni ju do të kujtoheni se në Shqipëri i keni bërë vetes një vend në zemrën e të gjithë atyre që u njohën dhe mbase do të dëshironi ndonjëherë të riktheheni në atë vend", përmbyll kryeministri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja