Këtë e vërteton një ftesë e dërguar nga Tony Blair në adresë të Edi Ramës që Top-Channel zotëron. Në letrën dërguar Ramës, para pak ditëve Tony Blair shkruan:
“I dashur kryeministër. Po ju shkruaj për t’ju ftuar në një event të cilin unë po e organizoj në Nju Jork në muajin shtator së bashku me Jim Kim, president të Bankës Botërore. Është një mbledhje private me krerë shtetesh për të ndarë eksperiencat e implementimit të qeverive të suksesshme. Do të jem i lumtur nëse do të mundeni të jeni pjesëmarrës. Sic edhe unë me shpejtësi kuptova kur u bëra kryeministër, një prej sfidave të mëdha është jo në vendimmarrje me strategjinë e duhur, por dhënia e rezultateve në praktikë, është kaq e thjeshtë pra bërja e gjërave realitet. Prandaj që prej kohës kur unë e lashë zyrën jam fokusuar në dhënien e ndihmës efektive qeverive në të gjithë botën. Jam tejet i lumtur që Jim Kim i Bankës Botërore ka vendosur në zemër të axhendës së tij qeverisjen efektive, gjë të cilën ai e ka quajtur ‘Shkenca e përmirësimit të shërbimeve publike bazë’.
Aktiviteti i shtatorit do të mbledhë së bashku udhëheqësit botërorë për të ndarë së bashku eksperiencat që lidhen me përmirësimin e shërbimeve publike. Është një mundësi për pak prej nesh që patën privilegjin dhe sfidën të udhëheqim disa vende, në shkëmbimin e mendimeve si mund të përmbushen detyrat në të tilla pozicione. Nuk pres që ne të gjejmë përgjigje të thjeshta, por jam besimplotë se kemi shumë se cfarë të mësojmë nga njëri-tjetri. Jimi, së bashku me mua, shpresojmë që ky aktivitet në Nju Jork do të jetë fillimi i një dialogu të vazhdueshëm për të tilla cështje. Shpresoj të shihemi më 23 Shtator në Nju Jork”, shkruan Blair në ftesën e tij.
Kjo letër shoqërohet me ftesën zyrtare për pjesëmarrje në këtë aktivitet që mban firmat e Tony Blair dhe Jim Yong Kim, president i Bankës Botërore.
“Udhëheqësit politikë, në vecanti ata që sapo janë zgjedhur, përballen me pritshmëri të mëdha nga qytetarët e tyre për të dhënë rezultate të shpejta. Sic shumica prej jush mund të jetë dakort, sfidat reale të qeverisjes shpesh ndeshen me mungesë ideshë dhe fondesh. Prandaj ky mëngjes pune është konceptuar për të krijuar mundësinë për udhëheqësit politikë të ndajnë ekperiencat dhe të mësojnë nga njëri-tjetrit për zgjidhjen e të tilla sfidave”, thuhet më tej në ftesën që ka mbërritur në zyrën e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama.
Marrë nga Top Channel
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)