Rama i ftuar special
në dasmën e Sorosit

Rama i ftuar special<br />në dasmën e Sorosit
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është një ndër të paktët të ftuar specialë të huaj në dasmën e filantropit dhe miliarderit të njohur në botë Xhorxh Soros, që organizohet në pronën e tij në Neë York sot në mëngjes (me orën lokale, duke llogaritur që ajo është organizuar mbremjen e së shtunës në Amerikë).
Krahas axhendës zyrtare, të publikuar edhe nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, Rama ka edhe një axhendë tjetër, që nuk e ka të përfshirë zyrtarisht, ftesën e dasmës së personalitetit të njohur 83-vjeçar Xhorxh Soros, me Konsulenten për Kujdesin Shëndetësor dhe Edukimin Tamiko Bolton.

Ftesa e tij, nuk ka ardhur aq rastësisht. Edi Rama është bërë miku i parë shqiptar i Xhorxh Sorosit në vitin 1996, ku ai u ndihmua edhe financiarisht për studime në Francë nga Soros. Agjencia e lajmeve Reuters thekson se “ceremonia e martesës do të pasohet nga një pritje në mbrëmjen e së shtunës me më shumë se 500 të ftuar në një qendër të arteve pranë Katonah. Të ftuar në këtë festë kaq të rëndësishme për Sorosin janë Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim dhe disa udhëheqësve të huaj, duke përfshirë Toomas Hendrik Ilves, president i Estonisë; Ellen Johnson Sirleaf, presidenie e Liberisë, dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë”.

Soros, i cili u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij pas Luftës së Dytë Botërore, ka ndihmuar një numër personalitetesh shqiptare, kryesisht të opozitës së majtë, që në kohën kur në postin e presidentit të Republikës ishte Sali Berisha. Këtu përfshihen kryesisht intelektualë liberalë e të pavarur, që ishin kundër regjimit jo-demokratik të synuar nga Berisha. Të tillë ishin Ben Blushi, botuesi Nikollë Lesi, një numër jo i vogël organizatash jofitimprurëse që kishin në objektiv luftën kundër varfërisë, analfabetizmit e fenomeneve të tjera negative sociale të shoqërisë së sotmë shqiptare.

Thirrja në dasmë e kryeministrit aktual flet për ruajtjen e miqësisë shumëvjeçare midis Sorosit dhe Ramës, po të mbahet parasysh se janë shumë të paktë në numër personalitetet e huaja VIP nga e gjithë bota që kanë qenë ftuar në këtë ceremoni.
Mbetet të shihet roli i mëtejmë i bamirësit dhe miliarderit amerikan mbi venrimet e qeverisë shqiptare, e cila ka nevojë aktualisht për asistencë, si financiare, ashtu edhe teknike, ku mund të japë kontribut edhe Sorosi.


Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

28 Nentori/ Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Sot jemi në ditët tona më të mira! Le të punojmë për të çuar përpara progresin

28 Nentori/ Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Sot jemi në ditët tona më të mira! Le të punojmë për të çuar përpara progresin