SHBA – Kryeministri Edi Rama është takuar sot në SHBA me N/Sekretarët e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Victoria Nuland dhe Filip Reeker,  të cilët e kanë uruar për të fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit dhe zgjedhjen në detyrë.
 
Burimet zyrtare të kryeministrisë njoftuan se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet Shqipëri - SHBA. Rama i falenderoi Nuland  e Reeker për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë si dhe i njohu ata me ecurinë e deritanishme të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kryeministri Rama i siguroi zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë do t'i ofrojë SHBA-ve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe promovimin e demokracisë në botë.

rama nuland
rama nuland
(Në foto: Takimi me N/Sekretarët e Shtetit Nuland e Reeker)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)