Rama i heq Turizmin Gjermenit
ia kalon Ahmetajt, dekretohen 

Rama i heq Turizmin Gjermenit<br />ia kalon Ahmetajt, dekretohen 
TIRANË - Kryeministri Rama ka bërë ndryshime brenda kabinetit të tij qeverisës. Por kësaj here nuk ka ndryshime emrash, por sektorësh.
 
Ministres Eglantina Gjermeni i është hequr nga administrimi sektori i turizmit, duke ia kaluar këtë detyrë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetajt.
 
Ndryshimet brenda kabinetit Rama janë miratuar prej ditës së djeshme nga Presidenti Nishani, por është publikuar vetëm ditën e sotme.

Pas dekretimit të ndryshimeve të kabinetit të Qeverisë Rama, ministria që do të drejtojë Eglantina Gjermeni do të quhet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Ministria e Zhvillimit Urban, MZHU.
 
Ndërsa ministria që do të drejtojë Arben Ahmetaj nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Ministria e Zhvillimit Ekonomik,Turizmit,Tregtisë dhe Sipërmarrjes, METTS.

Për Gjermenin ky është sektori i dytë që i hiqet nga varësia, pas kalimit të INUK në varësi të Ministrisë së Brendshme, ku mori emërtimin IMKT.
dekreti i nishani

Vijon...
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur