TIRANE- Fryma e Re Demokratike ka materializuar koalicionin me Partinë Socialiste para disa ditësh.
Ndërkohë që kreu i FRD, Bamir Topi kishte deklaruar se kjo do t'i mbetej së ardhmes Rama ka ndërmarrë hapin e parë teksa ka emeruar në krye të Institutit të Integrimit për të përndjekurit politikë pikërisht drejtorin e Departamentit për ish-të përndjekurit në FRD, Bedri Blloshmi.
Ndërkohë mësohet se do të ketë dhe emërime të tjera të përfaqësuesve të FRD deri në rang zv.ministri dhe drejtorësh të përgjithshëm të cilët do të krijojnë mundësinë e materializimit të koalicionit mes Ramës dhe Topit, që do të garantonte një lëvizje të fortë të votave të djathta drejt qendrës.
Dhe nuk janë pak por afër 40 mijë vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, të cilat gjithsesi nuk prodhuan asnjë deputet për FRD. Njëherësh dhe në bashkinë e Korçës për shkak të kaolicionit me PS, pritet që FRD të marrë dhe ndonjë post drejtori si dhe punësime të tjera.
(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com