Ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk do t’i nënshtrohet restaurimit, por do të shembet nga themelet. Lajmi për ndërtimin e një teatri modern kombëtar në vend të të vjetrit është konfirmuar nga kryemistri Edi Rama dhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro
“Nuk po flas për plagën time të vjetër Teatrin Kombëtar. Shoh këtu disa nga ata që më kundërshtonin kur thoja se duhej shembur dhe ndërtuar nga e para. Sot ai po shembet vetë dhe nga dita në ditë mund të jetë skena e një tragjedie të vërtetë jo antike. Ëndrra për të pasur një teatër kombëtar të dramës dhe komedisë të rindërtuar me parametra bashkëkohorë do të bëhet realitet.” tha Rama.
Për shembjen e teatrit kombëtar prej vitesh artistët kanë protestuar duke pretenduar restaurimin në vend të shembjes. Robert Ndrenika ka protestuar dy ditë më parë në një bisedë me ministren e Kulturës dhe kryebashkiakun Veliaj që nëse shembet Teatri Kombëtar unë do të varrosem në themelet e tij
Ndërsa në mungesë të Ndrenikës, ministrja Kumbaro i përgjigjet:
"Përfitoj nga rasti ti them aktorit tonë të madh robert ndrenikës, nuk ka nevoje të shtrihet tek dera e teatrit për te mbrojtur tokën. pasi do ti duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri për të luajtur rolin e mrekullueshëm të radhës që ka", deklaroi Kumbaro
Për Report TV ministrja e kulturës theksoi se nuk ka asnjë interes të restaurohet tetari i vjetër për shkak të godinës së degraduar
"Teatri kombëtar nga të gjitha raportet teknike është në kushte amortizimi, cdo investim aty do ishte para e humbur. Plani i qeverisë është që do ta mbajmë atë sallë sa të përfundoje periudha transitore e transferimit të trupave dhe do të ecim për një projekt të ri për të ndërtuar një teatër të ri kombëtar", deklaroi Kumbaro për Report Tv.
Më tej ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka premtuar se territori ku është godina e teatrit kombëtar nuk do të cenohet, ndërsa dramaturgu Ruzhdi Pulaha duket se ende është një zë kundër shembjes së teatrit
"Unë nuk jam fare i interesuar", deklaroi Ruzhdi Pulaha
Aktori Vasjan Lami shprehet se komuniteti artistik nuk është më i interesuar për godinën e vjetër dhe shpreson që të mabhet premtimi i kryminstrit për një teatër modern
"Nëse bëhet teatri i ri dhe shpejt që ne ta shfrytëzojmë do ishim entuziast. Por nese flasim për një nisme që nis sot dhe nuk e dimë se kur mbaron nuk jemi farë entuziastë", deklaroi Lami

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO