TIRANE- Lëvizja Socialiste Për Integrim i quan “Pengjet e një humbësi” deklaratat e kreut socialist Edi Rama, i cili një ditë më parë, duke iu përgjigjur kritikave të presidenti Rexhep Meidani deklaroi se bashkimi I LSI-së me PS do të kishte veçse gjakim për pushtet.

Në një konferencë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm I LSI-së, Luan Rama deklaroi: “Nuk merrem me komplekse, fiksime apo pengjet e një humbësi profesionist dhe të pandreqshëm. Cështjet që po merremi janë shumë më të rëndësishme. Nuk kemi kohë të humbasim me lajthithet e alucinacionet e një humbësi të pakorigjueshëm apo profesionist.”

Më tej Rama tha se "LSI është përfshirë një një proces ristrukturimi të strukturave të saj me synim fitoren në zgjedhjet e 2013". Duke e vlerësuar këtë proces si demokratik dhe shumë të rëndësishëm ai tha se, "riorganizimi i LSI-së në të gjitha nivelet vjen si domosdoshmëri e misionit të kësaj partie për përballimin e sfidave politike"