ITALI- Finalja e Superkupës së Italisë, Juventus-Lacio është ndjekur nga tribuna edhe nga kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama. Ndeshjen e mbrëmjes të së dielës, të 18 gushtit, e cila u fitua më rezultat të thellë, 4-0 nga ana e bardhezinjve, Rama e shijuar drejtpërsëdrejti nga stadiumi i “Olimpikos”.
 
Kryeministri në pritje, Edi Rama, tashmë dihet që është një tifoz i hershëm i Juventusit dhe e ka shijuar fitoren e bardhezinjve, gjë që u pa teksa televizionet italiane e kanë fokusuar atë në tribunën e “Olimpikos”, pranë presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli.
 
Sipas lajmit të pulbikuar në gazetën “Tema”, Rama mësohet se është ftuar në stadium nga Igli Tare, drejtor sportiv i Lacios, me të cilin ka një miqësi të vjetër.
rama te ndeshja 1111
(Foto: Kryeministri i ardhshëm Edi Rama duke ndjekur ndeshjen Juventus-Lacio nga tribuna)
 
Me finalen e Superkupës së Italisë, Rama mësohet se u ka dhënë fund pushimeve të tij, në pritje të marrjes së detyrës së re, atë të kryeministrit të Shqipërisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)