TIRANE - Nuk ka vonuar shumë dhe kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç i cili vuri në pikëpyetje vizitën e Ramës në Beograd duke thënë se kërkon të kërcënojë Serbinë!
 
Përmes një statusi në rrjetet sociale Rama thotë se nuk ka asnjë projekt të qeverisë shqiptare për të synuar Shqipërinë e Madhe dhe se ky është vetëm një makth i Serbisë.
“Serbia Normale do jete realitet veç kur Serbia Reale do kuptoje se Shqiperia e Madhe eshte makthi i tyre jo projekti yne”, shkruan Rama.
Autoritetet e larta serbe nuk hezituan ta quajnë një “projekt për Shqipërinë e Madhe” dhe kërcënim për Serbinë, flamurin e valëvitur mbi Beograd me hartën e Shqipërisë etnike dhe dy heronjtë tanë kombëtarë Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Flamur që mesa duket u bë shkaku për vënien në pikëpyetje të vizitës së kryeministri Rama në Beograd më 22 Tetor.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)