Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Bashës për planin ekonomik. Ai e ka komentuar me nota ironie, teksa e quan maskadarë. 

"Ky plani 7x7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! Pffff...ç’maskaradë! Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7X7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Fli o xhan fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama