Fluturimet me charter/ Rama-Berishës: Hiena non grata udhëtonte 4-herë më shtrenjtë se unë, me paratë e shqiptarëve merrte edhe familjen me vete (VIDEO)

Publikimi i udhëtimeve të kryeministrit me avion, solli përplasjen e radhës në distancë të Ramës me paraardhësin e tij në krye të qeverisë. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve me udhëtime me charter. Akuza të pavërteta i ka quajtur kryeministri, teksa kundërshtarit politik zgjodhi që t’i përgjigjet me shifra konkrete.

Rama bëri një krahasim të një udhëtimi të tij në vitin 2021, me një udhëtim të Sali Berishës në kohën kur ishte kryeministër në vitin 2010. Rama tha se kostoja e udhëtimit të Berishës është katër herë më e madhe krahasuar me udhëtimin e Ramës. Kreu i qeverisë theksoi se udhëtimi i tij ka kushtuar 650 mijë lekë të vjetra, ndërsa një udhëtim i Berishës 2 milionë e 500 mijë të vjetra.

Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit.(...) Kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare dhe asnjë me klas të parë apo biznes klas. Mund të jenë marrë 3-4 herë charter kur është shkuar në konferenca biznesi me një grup ku bileta e kryeministrit ka kushtuar maksimumi 2000 euro dhe secili ka paguar biletën e vet. Kryeministri me familjen e tij s’ka udhëtuar kurrë me charte”, tha Berisha.

“Taksia që fluturon me katër rrota mund ti thonë të gjitha, por në fund janë shifrat, ka fatura të paguara. Pavarësisht se kemi këtë shërbim, unë si kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë, që hiena non grata u qan hallin. Po të krahasojmë vit me vit, 2021 me 2010, u kushtoi 4 herë më pak kosto udhëtimi. Domethënë për një udhëtim të hienës kostoja ishte 2.5 mln, për mua është 650 mijë të vjetra. Kjo është e vërteta”, tha Rama.

Nga një takim me qytetarët në Dibër, Rama theksoi se asnjë prej ministrave nuk udhëton me ‘bussnies class’, ndryshe nga çfarë pretendon opozita. Ai tha se ministrat udhëtojnë me ‘economy class’, ndërsa u ndal edhe tek udhëtimet e familjarëve të tij. Rama tha se çdo shpenzim për udhëtimet  e familjarëve të tij kur ikin jashtë shtetit, paguhet me shpenzimet e buxhetit të familjes dhe jo me taksat e shqiptarëve.

Ndërsa akuzoi Berishën se në kohën kur ishte ai kryeministër me taksat e qytetarëve udhëtonte e gjithë familja e Berishës, madje Rama tha se merrte edhe badigardë me vete se “non grata kishte hall se e sulmonin se ishte shumë i bukur”.

“Ndërkohë me atë taksinë time, vijnë gazetarë plot dhe nuk paguajnë asgjë, ashtu sikundër nuk jam vetëm unë, janë edhe delegacionet, duke mos marrë badigardë siç merrte hiena se kishte hall se e sulmonin se ishte i bukur shumë, duke mos ndenjur aty ku mund të kthehesh brenda ditës, kjo është kostoja. As unë asnjë ministër nuk udhëton me bussines class, të gjithë ekonomik, për taksinë ua tregova. Ai avioni është promocion për Shqipërinë, kompanisë ata me hienën e madhe në krye edhe bashkë me gra në biznes class me lekët e shqiptarëve gjithmonë dhe plus kësaj edhe në udhëtime private me lekët e shqiptarëve. Hienë non grata, që të merret nëpër gojë, nuk lë njeri pa marrë nëpër gojë. Nuk shkoj i shoqëruar nga gruaja apo bashkë me djalin me shpenzime të shtetit, përveçse kur edhe ajo është e ftuar, që do të thotë shumë rrallë, në pjesën tjetër kur më shoqërojnë paguajnë nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Gjatë konferencës për gazetarët ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se PD e Rithemelimit do të depozitojë në Kuvend edhe kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për Air Albania.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
Akuzat e Berishës për shpenzimet për fluturime/ Rama nxjerr shifrat: Rublaxhinjtë e opozitës e gjobaxhinjtë ekraneve, tallen me shqiptarët

1666955746_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra duke treguar se fluturimet e tij kanë kushtuar shumë më pak krahasuar me kohën kur Sali Berisha ishte në krye të energjisë.

“Tjetër shembull se si shpifja  monumentale e miliona € për fluturimet tregon se si rublaxhinjtë e opozitës e gjobaxhinjtë ekraneve, tallen me përbuzje shqiptarët:

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2008- 261.023Lek të reja

2022- 120.459Lek të reja”, shkruan Rama.

Ora 15:43
Evazioni fiskal në media, Rama: Janë denoncuar nga administrata Tatimore, por prokuroria fle mbi dosje e këta vazhdojnë prodhojnë lajme të rreme

1666290003_1666078825ramaaaa.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me abuzimet në media për evazionin fiskal. Sipas kreut të qeverisë prej kohësh administrata tatimore ka denoncuar abuzimet me evazionin fiskal dhe pastrimin e parave në Prokurorinë e Tiranës, por prej kohësh prokuroria fle mbi dosje. Ndërkohë, shton kryeministri, mediat prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja.

‘Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja!’- shprehet Rama.

Ora 13:47
Akuzat e opozitës se jep 450 mln euro për PPP, Rama: Rrenë e madhe! Janë 60 mln në vit për t’i shërbyer njerëzve

 

Në fjalën e tij në takimin me qytetarë të Qarkut Dibër, Kryeministri Rama preku çështjen e parave që jepen për koncesionet.

“Sa i përket PPP-ve të famshme. Në paguajmë rreth 60 mln euro në vit. Për çfarë i paguajmë ne? Për sterilizimin! Po të shikosh infeksionet kanë rënë fare sepse nuk ka më gërshërë nga ato që kishim. Janë para për dializa, janë për analiza falas. Të gjitha këto janë në funksion të njerëzve. Këta thonë 450 mln. Ku janë 450 milionë? Është rrenë e madhe. Është tjetër gjë që prokuroria ka pasur arsye për të dyshuar për korrupsion. Kush ka dashur që bashkë me punën të bëjë edhe korrupsion le të përgjigjet vetë”, tha Rama.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuuu: 29/10/2022 09:36

    Zihen hajdutet kush ka vjedh me shume

    Përgjigju
  • Bako: 29/10/2022 00:31

    Perpos idiokracise qe e karakterizon, e reja eshte qe rampallizmi paska targetuar nje biznes "te madh" mediatik (kupto Fanen). Por fle, thote, prokumavria. Apo ta kete per Agon channel meqe lajthitja leksike qe e perdor rendom na erdhi me fature 130 mil euro? Ne fund te fundit mire e ka, prokumavria fle dhe gerhitet rende!

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/10/2022 00:14

    Edvin shkjau shqipfolës, hinna serboruse…!

    Përgjigju
  • Likja: 28/10/2022 16:10

    Vetem genjeshtra shpik ky sali rrumpalla

    Përgjigju
  • ZENUN HAJDAR REXHEP LEKA [ KEPI ]: 28/10/2022 15:58

    Edi Rama respekt sqaron me vërtetësi e me fakte se lefin qent për ty më mir është. Se Shqiptarët shikojn kush vlen e kush duhet hedhur në koshin e plerave. Shqiptari është popull i zgjuar vlerson të mirën. Ti vazhdo puno për të mirën e Shqipris. E vlersimin e mer nga populli e mer atë që të takon. Llafet e shumta jan fukarallëk.

    Përgjigju
  • Ledi: 28/10/2022 14:25

    Vepronte vet Saliu kshu me perpara dhe tani do te beje me balte dhe Ramen po sja del dot se ne e njohim te gjithe se kush eshte Rama e kush eshte Saliu

    Përgjigju
  • Sidrit: 28/10/2022 14:24

    Mjer ato qe i shkojne pas ketij Saliut dhe ky vec prej atyre i rriten puplat

    Përgjigju
  • Genti: 28/10/2022 14:23

    Saliu e krahason me veten Ramen por ndryshojne si dita me naten

    Përgjigju
  • gazi: 28/10/2022 14:07

    Aman kush ja ve re atij saliut po h se ai ka rrjedh nga trute

    Përgjigju
  • Tino: 28/10/2022 14:07

    Relativizimi i te keqes ne ekstrem. Meqenese e ka ber saliu duhet ta bej dhe ky tani, por me dallimin e madh qe ky nuk na merka familjen me vete por udheton vetem. Hajde tallje hajde. Vazhdo fluturo edi , lart e me lart vetem kujdes mos te meren mendt dhe fluturim te mbar

    Përgjigju
  • tiku: 28/10/2022 14:07

    Edhe kur e perdor per pune ste len rehat njerez si puna e berishes...sa budallallik

    Përgjigju
  • resmir: 28/10/2022 14:06

    Hiena qe i kane dhen vetem vuajtje ketij pupulli dhe akoma tentojne ta bejne...burg per saliun

    Përgjigju
  • dori: 28/10/2022 14:03

    nuk kam par njeri me hipokrit sesa z.sb z.nongrada vet

    Përgjigju
  • roni: 28/10/2022 14:02

    qesharake se si saliu harron te vetat dhe merret me ramen ne gjerat qe ka bere vet me perpara

    Përgjigju
  • loni: 28/10/2022 14:00

    e vertet 3shte ku i gjeti ai leket dhe ikte me pushime jo prej punes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Shkëlqen Mbappe, Real Madrid fiton 4-2 kundër Sevillas dhe lë Barçën në vendin e tretë

GOLAT/ Shkëlqen Mbappe, Real Madrid fiton 4-2 kundër Sevillas dhe lë Barçën në vendin e tretë