Rama i pranishëm në ceremoninë e maturantëve të ‘Sami Frashërit': Mos u dorëzoni nga ëndrrat me sy hapur

Sot, në mjediset e gjimnazit të rilindur “Sami Frashëri” u organizua ceremonia e diplomimit të maturantëve të parë, që patën fatin të zhvillojnë procesin përgatitor të provimeve të maturës në shkollën e re, që sot është shembulli më i mirë i shkollave në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama, i  cili  mori pjesë në këtë ceremoni, përshëndeti maturantët në ditën e tyre më të lumtur, duke iu uruar suksese në rrugën e bukur dhe sfiduese të dijes.

Rama u dha një mesazh të rinjve, ku ju kërkoi që mos të dorëzohen nga ëndrrat e tyre, e konkretisht nga ‘ëndrrat me sy hapur’, teksa tha se të rinjtë duhet t’i besojnë dhe t’i shkojnë deri në fund, pasi kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen. Ironi kryeministri Rama bëri edhe me arsimin e tij, ku tha se është i vetmi në sallë që nuk ka as doktoraturë dhe as master, por vetëm një diplomë bojaxhiu.

'Së pari, dua t’iu uroj nga gjithë zemra prindërit tuaj, në radhë të parë nënat tuaja, nënat tuaja që ju kanë ndenjur pranë çdo ditë, që ju presin me zemër të ngrirë kur vonoheni në darkë dhe që duan për ju më të mirën e kësaj bote. Vajzave nuk ia kam merakun, çunave iu uroj që të mos i harrojnë kurrë sakrificat dhe mbështetjen e nënave dhe baballarëve. Me këtë rast, nga këtu nuk ka vend më të mirë për t’i uruar me gjithë zemër të gjitha nënat dhe të gjithë baballarët e të gjithë maturantëve të këtij viti në Shqipëri. Së dyti, dua të përgëzoj dhe të falenderoj nga zemra të gjitha mësueset tuaja. Po shikoja me vëmendje të gjeja ndonjë mësues. Ka ndonjë mësues këtu apo të gjitha femra? I paskeni nja dy hudhra atje në fund, për të mos marrë më sysh. Megjithatë, edhe mësueset dhe mësuesit me shumë mirënjohje për të gjitha vështirësitë që kanë hasur, për gjithë kujdesin që kanë treguar, por edhe për gjithë respektin që ju tregoni për ta sepse kur u përmendën mësuesit dhe mësueset, ju duartrokitët me shumë zjarr dhe për këtë meritoni dhe ju respekt. E fundit, më vjen keq që ju tani po ikni, ndërkohë që shkolla e re do hapet në shtator, por janë disa shkolla, pak shkolla, ndër të cilat është dhe Sami Frashëri, që nuk janë thjesht shkolla, por vëllazëri që vazhdon me vite dhe dekada.

Kështu që, unë nuk e kam pasur fatin të jem as të Samiu, as të “Petro Nini”, as të “Ismail Qemali”. Unë i përkas kategorisë së dytë, kam qenë tek Liceu Artistik, por e përmbaj zilinë për ju. E përmbaj zilinë për ju sepse kështu është kjo jetë, nuk e kanë të gjithë fatin që kanë ata që të shkojnë tek Samiu dhe që shkojnë tek disa shkolla që janë kulte. Po ashtu, besoj që këtu në këtë sallë, unë, bashkë me ju maturantët, nga gjithë këta të rriturit, unë jam i vetmi që nuk kam as doktoraturë, as master. Kam një diplomë “bojaxhiu”, por ajo që është e rëndësishme është që ju kurrë të mos dorëzoheni për të realizuar çdo ëndërr që e shikoni me sy hapur. Nga ëndrrat me sy mbyllur bëni kujdes, por ëndrrat me sy hapur besojini dhe shkojini deri në fund. Kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen. Kjo botë është e atyre që me guxim dhe durim shkojnë drejt realizimit të ëndrrave të tyre dhe unë i uroj nga zemra të gjithave dhe të gjithëve ju që të realizoni ëndrrat tuaja.'- tha Rama.

Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ është një prej objekteve arsimore të transformuara nga themelet, në një prej infrastrukturave më moderne në fushën e dijes, i cili do të hapë dyert për nxënësit e tij në muajin shtator, me standardet më të larta të mësimdhënies. “Sami Frashëri” i ri ka një kapacitet prej 1500 nxënësish, me 50 klasa, ku secila është e projektuar për 30 nxënës në klasë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babaloku: 27/06/2022 20:44

    Po ky babloku nuk lodhet duke thene jo skam master jo skam dipllome nga Ana tjeter thot jam aq I zgjuar sa e vetshpall veten si nxenes I nolit dhe I konices. Devin Rama ka nji titull doktor qe e ka marre ne universitetin e tiranes por sic duket ngaqe se ka shkruar vete ne menyre indirekte ju thote atyre qe e dine e ka kete titull akademik se nuk eshte titulli im……! Athere duhet te pranoje plagjiaturen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali