Kryeministri Rama vijon të jetë i prerë në qëndrimin e tij se Parlamenti do të vijojë të votojë pa ndryshim për kodin zgjedhor.

Ai thotë se Presidenti nuk mund të marrë peng Parlamentin ashtu sicc ka bërë me institucionin e tij.

"Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s'merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave" - shkruan Rama.