Rama i prerë me ndërtuesit: S’do u lejojmë të deklaroni paga 60 mijë lekë të rinj! Po shohim mundësinë që të jenë publike me ligj

 

Kryeministri Edi Rama në një takim me fokus luftën kundër informalitetit, tha se qeveria po sheh mundësinë që pagat të jenë publike me ligj, si në vendet nordike. Nga ana tjetër, Rama shtoi se nuk do pranojnë më deklarime pagash që nuk i besojnë, duke sjellë psh rastin e ndërtuesve. Ai tha se deklarimi i pagave 60 mijë lekë të rinj do u kthehet mbrapsh, sepse nuk ekziston një pagë e tillë në sektorin e ndërtimit.   

“Nuk do pranojmë më deklarime pagash që nuk i besojmë. Ndërtuesve nuk do ju lejohet deklarimi i pagës 60 mijë lekë, do u kthehet pas deklarimi. Nëse nuk reflektojnë do të përballen si ata të energjisë. Situata që do të shkojnë deri në kolaps të kompanisë, vetëm që të mos paguajnë pensionistët edhe pse e kanë përfituar nga puna. Po shikojmë që ta bëjmë si vendet nordike, që t’i bëjmë publike pagat me ligj por kjo është arma e fundit.

Mos provokoni më shtetin me deklarime që janë ofenduese për inteligjencën e njeriut. Nuk mundet të ngresh pallate e të shesësh apartamente me mijëra euro dhe në kushte e një tregu pune ku të gjithë ndërtuesit thonë aman vetëm punëtorë me duhet dhe shtetit ti thuash që i paguan me 60 mijë lekë të reja. Kjo nuk mundet, nuk mundet”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Lufta kundër informalitetit, 230 mijë punonjës me pagë minimale! Rama: S'pranojmë më deklarime që s'i besojmë! Mbyllim biznesin nëse s’paguhen sigurimet


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë