‘Balili’/Rama i përgjigjet Lu-së: Politika e bëri drejtor, arrestimi i tij do jetë sukses i madh

Më tej, Kryeministri i ka kthyer përgjigje deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me kapjen e të kërkuarit për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balili.

Unë e mirëkuptoj shqetësimin që nënvizoi nuk e di për të satën herë, miku ynë, ambasadori, për një nga profilet më të larta të krimit të organizuar. Normalisht që padiskutim arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri dhe do të jetë sukses i madh. Mos të harrojmë se nuk ishte 40 vite më parë, vetëm pak vite më parë, ky ishte drejtor, ishte drejtor i lidhur politikisht. Dhe politikisht i provuar drejtor. Dhe çuditërish jo drejtor peshkimi por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe patjetër që në bashkëpunim me partnerët, herët ose vonë do të kapet. Siç tregojnë dhe shembujt nga vendet e tjera, herët ose vonë do të kapet.

Edi Rama, kryeministër


Lajmi kryesor:

‘Balili’/Rama i përgjigjet Lu-së: Kapja e tij do jetë sukses i madh, e bëri politika drejtor


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”