Rama i sëmurë rëndë? "Thjesht
s'kam bërë 30 minuta stërvitje!"

Rama i sëmurë rëndë? s'kam bërë 30 minuta stërvitje!"">
TIRANE Kryeministri Edi Rama pergenjeshtron lajmin e perhapur ne disa media te vendit dhe ne Kosove, se ai vuan nga nje semundje e rende. Ky thashethem u perhap pas anulimit te vizites se tij ne Burrel dhe Bulqize, por Rama thote se keto jave, thjesht nuk ka mundur te kryeje regjimin e perditshem: 30 minuta stervitje.

...
Impenjimi politik i javëve të fundit, duket se nuk i ka lënë kohë kryeministrit të vendit Edi Rama që të kujdeset për shëndetin e tij dhe të kryejë regjimin e përditshëm.
 
Sipas axhendës, kreu i qeverisë do të zhvillonte sot një vizitë në Burrel dhe Bulqizë dhe vrullshëm në media u përhap lajmi se mungesa e tij kishte lidhje me probleme shëndetësore, disa folën për dhimbje shpine e disa për sëmundje të rëndë!
 
Në mbrëmje, përmes një statusi në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, kryeministri Rama ka qetësuar opinionin publik duke përgënjeshtruar çdo aludim për shëndetin e tij.
 
“Kam neglizhuar këto javë një gjë shumë serioze: 30 minutat e stërvitjes”, shkruan Rama.
 
 Statusi i plotë në rrjetet sociale:
“Shumë faleminderit kujt shqetësohet për shëndetin tim po 1.S’kam asgjë serioze 2.Kam neglizhuar këto javë një gjë shumë serioze: 30 min e stërvitjes:-)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?