Rama i shkruan Bashës! Përgjigjet Bardhi: Letra hipokrite dhe hilacake

Rama i shkruan Bashës! Përgjigjet Bardhi: Letra hipokrite dhe hilacake

Gament Bardhi

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike reagon pas ftesës për dialog përmes letrës së gjashtë publike që kryeministri Edi Rama i dërgoi sot liderit demokrat Lulzim Basha. Ai i quan letra hipokrite dhe hilacake, efektet e të cilave sipas tij, u reflektuan gjatë protestës së fundit të opozitës.

Sipas Bardhit, në letrën e gjashtë Rama fyen tallet dhe provokon mijëra protestues. Bardhi thotë se Rama me letrat e tij nuk bën gjë tjetër veçse nxit dhunë, teksa deklaron se kryeministri bën mirë të kuptojë se është i pafuqishëm të ndalë  triumfin e shqiptarëve të bashkuar.

Ai përsërit kërkesën e vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nga të cilat sipas tij do të dalë një qeveri  që shërben si garanci për mireqenie, punësim dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë.

Reagimi i plotë

Këto ditë kam lexuar me qindra komente për letrat hipokrite dhe hilacake të Edi Ramës, por efektin e vërtetë të tyre e kuptova gjatë protestës se fundit.

Në momentin kur përpiqesha të ndaloja qytetarë të zemëruar tek Parlamenti, njëri prej tyre, rreth 50 vjeç, i revoltuar nga ndërhyrja ime, më tha: “Pse ma heq të drejtën të marr hak? Edi Rama me ka lënë fëmijët pa bukë. Tani tallet me mua me ato letrat në facebook”.

Episodi i babait që lufton për mbijetesë në regjimin e panjerëzishëm të Edi Ramës, m’u kujtua tani, kur lexova letrën e gjashtë (shpresoj të fundit), në të cilën ai vazhdonte të tallej, të fyente dhe të provokonte me mijëra e mijëra protestues.

Duke injoruar shkaqet reale te krizës dhe problemet reale të qytetarëve, duke i fyer ata sa herë që ka mundësi, duke mos patur ndjeshmërinë më të vogël për mijëra prindër që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët, duke u hakmarrë politikisht dhe duke dërguar tatimet në bizneset e qytetarëve që dalin në protestë, duke mos hequr dorë nga kërcënimi për prishjen e shtëpive që pengojnë planet e tij korruptive, Edi Rama nuk bën asgjë tjetër me letrat e tij, veçse nxit dhunë dhe provokon qytetarët që u ka shkuar thika e pushtetit të tij në palcë.

Në vend që të shkruajë letra luftënxitëse, që me hipokrizi i quan “ftesa për dialog”, Edi Rama bën mirë të kuptojë se ai është i pafuqishëm të ndalë triumfin e shqiptarëve të bashkuar.

Kauza jonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndërtuar Shqipërinë si gjithë Europa, është kauza më e drejtë për të cilën shqiptarët kanë luftuar këto 29 vite, që pas rrëzimit të diktaturës. Vetem një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, është garanci për mireqenie, punësim dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 28/05/2019 05:59

    Mjere ne se keta do na qeverisin. Talluni me popullin fukara....

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 27/05/2019 19:59

    Ky eshte dru me pre

    Përgjigju
  • Sekretar zeza: 27/05/2019 17:42

    Po ju do qeverisni Shqiperin??? Po ju nuk dini te flisni o burra shteti.. Flet sekretar i pergjithshem i PD sikur te jete ¢oban me dhi(me gjithe respektin per blegtoret) hajde Shqiperi zeza kush te paska mallkuar kaq keq!!!

    Përgjigju
  • Xxx: 27/05/2019 17:36

    O gazment ke harruar te vesh fijongon rose dhe e dyta mare fund kuptojeni mere gje.

    Përgjigju
  • Ore po ku u con mushka: 27/05/2019 16:33

    Gabimi me i madh qe po ben PD eshte tallja me popullin shqiptar.. Ketyre me te vertet u duken budallenj shqipetaret... gabim i rende per nje parti politike qe pretendon te qeverisi.. Keshtu vetem i shtoni jete Edi Rames..

    Përgjigju
  • Ben: 27/05/2019 16:16

    Hahaha.Çfare pergjigje Gaz Suma.Hahaha.Nivel zero pergjigjia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta