Rama “i shkuli veshin” 8 vite më parë, djali i Neritan Cekës lë shtetësinë shqiptare

Rama “i shkuli veshin” 8 vite më parë, djali i Neritan Cekës lë shtetësinë shqiptare

Egin Ceka, djali i Neritan Cekës

Djali i Neritan Cekës, ka lënë shtetësinë shqiptare. Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar lënien e shtetësisë së Egin Cekës.

Kujtojmë se Egin Ceka u bë i njohur për publikun në vitin 2013, pasi u përfshi në një incident me kryeministrin Edi Rama, në atë kohë kryetar i PS-së në opozitë.

Egin Ceka akuzoi tetë vite më parë, Edi Ramën se gjatë një aktiviteti në Akademinë Diplomatike të Vjenës i kishte shkulur veshin, duke e cilësuar edhe si një incident diplomatik, pasi në atë kohë, Ceka ishte diplomat shqiptar në misionin e Shqipërisë në OSBE.

Madej për këtë ngjarje reagoi edhe Parlamenti i Shqipërisë, ku nën drejtimin e Jozefina Topallit ngriti një komision hetimor. Tani pas tetë vitesh, Ceka lë shtetësinë shqiptare.

Nga ana tjetër babai i tij, Neritan Ceka, bën propagandë se sa e mirë do të jetë jeta në Shqipëri, kur në pushtet të vijë PD-ja me LSI-në, ndërkohë që këta, duke filluar nga vetë gruaja e “kryeministrit” të ardhshëm Lulzim Basha, nuk është se duan t’ia dinë shumë për Shqipërinë dhe e lënë shtetësinë si pa gjë të keqe.

Dekreti i firmosur nga presidenti Ilir Meta

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 25/03/2021 02:09

    Njeri pa interes, babai paska filluar te kerkoje ndonje kocke si gjithe te tjeret dhe paska filluar punen e atyre qe lepijne b...et e politikaneve injorante

    Përgjigju
  • Respekte: 24/03/2021 21:31

    Shtete si Gjermania apo Austria nuk lejojne dynenshtetesi, si Italia p.sh., arsye per te cilen disa dhjetera mijera shqiptare jane detyruar te heqin dore nga shtetesia shqiptare, per tu pajisur me ate te shteteve ku jetojne dhe punojne.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/03/2021 14:11

    Çfarë shtetësie kan tani?

    Përgjigju
    • Anomas: 24/03/2021 19:04

      Njerez pa shtylle, butake..keta we bejne sikur vdesin per memedheun

    • Sofia: 24/03/2021 17:46

      Ka marre shtetesine e Gjermanise. Kur Rama te vjedhe per here te trete zgjedhjet, do te ndryshoje edhe shtetesia ne Shqiperi. Do te quhet sic thoshte i madhi Agolli "shkerdhatokraci" per nder te Rames.

    • Vlera: 24/03/2021 17:20

      Turke

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori